Bëjeni Share që të informoni shokët:share-button

Formulari A2 për pranimet e maturantëve në Univesitete do të fillojë nga data 30 korrik deri më 4 gusht. Gjashtë ditë afat për të gjithë maturantët në vend për të rënditur preferencat e tyre për degët dhe profesionin që duan të bëjnë në të ardhmen

 

Matura shtetërore nis në 30 korrik plotësimin e formularit A2. Të gjithë maturantët që përfunduan me sukses provimet e me detyrim dhe me zgjedhje do të kenë tanimë fazën e ardhshme, atë të përgatitjes së 10 dëgeve si preferencë për kryerjen e studimeve të larta.

Drejtoresha e QSHA, Rezana Vrapi shpjegon se çfarë duhet të kenë parasysh maturantët gjatë aplikimit për në Universitete.

Duhet patjetër të klikojnë dhe të marrin informacion në faqen e ccdo Universiteti që ka këto programe dhe të shohin kriteret e pranimit. Tashmë ato janë publike. Janë ë faqen e ministrisë dhe të U-Albania përmes së cilës ata do të bëjnë aplikimet për në universitet. Kur them që duhet të shohin kriteret është që duhet të bëjnë një përllogaritje të mesatares së tre viteve dhe këto nota dërgohen nga QSHA te U Albania si edhe nota të maturës shtetërore.

Rezana Vrapi, Drejtoresha e QSHA

Mesatarja dhe llogaritja e pikëve janë thelbësore përpara plotësimit të formularit. Drejtoresha Vrapi kërkon që të shihet mesatarja dhe kriteret e çdo universiteteti.

Merret parasysh nota e shkollës së mesme, pra mesatarja e tre viteve plus 50 % të notave të maturës shtetërore. Nuk mjafton të kesh një mesatare mbi 6, por duhet të fillosh të kontrollosh nëse notat që ke të mundësojnë të shkojnë në Universitetin që do. Në këtë mënyrë ata duhet të shohin, për shembull fituesin e fundit që ka qenë vitin e kaluar dhe informacioni është i hapur te U-Albania.

Rezana Vrapi, Drejtoresha e QSHA

Por çfarë i penalizon maturantët?

Në radhë të parë ajo që i skualifikon është mesatarja e pikëve që ata kanë dhe ndonjëherë nuk tregojnë inteligjencën e duhur për të zgjedhur degën që mund të përmbushin këto kritere. Një tjetër është padurimi. Pra në momentin që fillon fazat e aplikimit dhe më pas fazat e rregjistrimit, ata shpallen fitues në një degë nga 10 degë që kanë dhe nga frika se mos nuk dalin fitues te dega e tyre, që realisht e duan, ata shkojnë menjëherë dhe rregjistrohen, ndërkohë që kishin shanse dhe te tjetra.

Rezana Vrapi, Drejtoresha e QSHA

Të gjithë maturantët që duan të zgjedhin degët e mjekësisë apo infermierisë nuk duhet të kenë mesatare më të ulët se 8 apo 8.5. Nëse kanë mesatare më të ulët degët e tyre nuk do të shfaqen fare në sistem. Ndërsa ata që duan të aplikojnë për degën e mësuesisë nuk duhet të kenë mesataren më pak se 7.

Këshillim për studentët e ardhshëm!

Dyert e UMT janë gjithmonë të hapura për të gjithë, por në datat 23-27 Korrik qëndrojmë në dispozicion të plotë me stafin tonë akademik dhe administrativ për t’ju përgjigjur çdo pyetje rreth sistemit arsimor, programeve më të kërkuara, kritereve të pranimit në Universitete apo çdo paqartësie lidhur me vazhdimin e studimeve të larta.
Eja të na takosh! Ne mund të të ndihmojmë të hedhësh hapin tënd drejt së ardhmes!

Kontaktoni në:

info@umt.edu.al ose +355696070111 / +355693530570

www.umt.edu.al

https://www.facebook.com/events/2106296639627043/

851x315

Bëjeni Share që të informoni shokët:share-button

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: