December 1, 2023
Paga minimale: 51.900 Lekë


Kërkesa e tregut

E Mesme
Prurjet vjetore

Të Larta

Mundësitë e punësimit

40%

1 Përshkrimi i profesionit

Arkitektura ofron një karrierë inspiruese dhe shumë inovative për të gjithë ata me aftësi teknike dhe sjellje kreative.

Si arkitekt puna e parë konsiston në dizenjimin e ndërtesave, shtesa banesash ose alternativa të reja për strukturat që ekzistojnë tashmë, por mund të bëhesh gjithashtu pjesë e restaurimeve dhe konservimit të banesave të vjetra që ruajnë historinë e një objekti ose një vendi. Ti mund të punosh në ngritjen  e blloqeve të banimit ose në skema të mëdha të zhvillimit urban dhe përgjegjësia  sigurisht që shtrihet deri tek përgatitja e hartimi i peizazhit dhe hapësirave përreth.

Por do të të duhet që të punosh afër edhe me klientë dhe të bën të mundur të kuptosh çfarë ky i fundit dëshiron dhe kështu mund të marrësh një mendim më të saktë dhe të përputhësh kërkesat e klientit me projektin, anën funksionale dhe sigurinë e tij, por pa harruar buxhetin e vendosur në dispozicion.

Ju si arkitekt, zakonisht do të ju duhet që të kontrolloni një projekt nga fillimi deri në fund, duke punuar me një numër të madh profesionistësh ndërtimi, anketuesish dhe inxhinierësh.

Profilizimet

  • Arkitekt Ndërtesash
  • Arkitekt Për Ndërtime Navale
  • Arkitekt Peisazhi
  • Arkitekt Për Ambientet e Brendshme
  • Arkitekt Qytetesh
  • Pedagog Arkitekture
  • Projektues Arkitekture
  • Fotograf Arkitekture
  • Arkitektë Të Urbanistikës
Në këtë program ty do të duhet që të tregosh:

  • aftësi shumë të mira në dizajnim dhe vizatim për demonstruar dhuntinë tuaj në arkitekturë
  • imagjinatë të fortë dhe aftësi për të menduar dhe krijuar në tre dimensione
  • aftësi shumë të mira analitike, saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve
  • interes të madh në ndërtimin e objekteve dhe sigurisht të njohësh edhe botën e ndërtimit
  • aftësi të shkëlqyera në komunikim, në të shkruar dhe në të folur, si dhe të kesh aftësinë për të mbajtur lidhje me profesionistë të rangut tuaj ose dhe më lartë
  • aftësi të mira organizimi dhe negocimi
  • aftësi shumë të mira lidershipi dhe në komunikimin në grup
  • të kuptosh lidhjet që ekzistojnë mes njerëzve, ndërtesave dhe ambientit që i rrethon ata
  • të kesh kuptueshmëri të nivelit të lartë në procesin e ndërtimit
  • njohuri rreth reklamimit dhe mprehtësi mendimi në biznes
  • aftësi të mira në matematikë
  • aftësi të mira në menaxhimin e projekteve që ju vijnë
  • aftësi shumë të mira në shkenca kompjuterike, duke përfshirë edhe dizajnin

Përgjegjësitë

Si arkitekt ty të duhet që të mbash këto përgjegjësi:

  • Diskutoni idetë, objektivat, kërkesat dhe buxhetin e një projekti dhe në disa raste të ndihmoni për të zgjedhur një vend të përshtatshëm sipas nevojës së klientit;
  • Të konsultoheni me profesionistë të tjerë në lidhje me projektimin;
  • Të vlerësoni nevojat e ndërtesës dhe përdoruesve të saj dhe të këshilloni klientin mbi prakticitetin e projektit të tyre;
  • Të përgatisni dhe prezantoni  projekt propozimin për klientin;
  • Të vlerësoni ndikimin e zbatimit të projektit në mjedisin apo zonën përreth;
  • Të përdorni saktë programet kompjuterike në lidhje me skicimin dhe dizenjimin e projekteve;
  • Të mbani kostot brenda mundësive të klientit dhe është shumë e rëndësishme te respektoni afatet e realizimit të projektit sipas hapave të paracaktuar;
  • Të jeni të aftë të vizatoni dhe të specifikoni çdo detaj në projektin tuaj;
  • Të specifikoni natyrën dhe cilësinë e materialeve të kërkuara;
  • Të përgatisni saktë dokumentacionin dhe projekt propozimin në rast se aplikoni me projekte;
  • Të negocioni me kontraktorët dhe profesionistët e tjerë;
  • Të përgatisni dokumentacionin e nevojshëm për institucionet përkatëse shtetërore, psh Agjencia e Zhvillimit të Territorit;
  • Të hartoni dokumentacionin e nevojshëm për ofertën dhe kontratën;
  • Të menaxhoni dhe të ndihmoni në koordinimin e punës me kontraktorët;
  • Të ndiqni një projekt nga fillimi deri në fund;
  • Të kryeni vizita të rregullta në terren për të kontrolluar progresin dhe për të siguruar që projekti po vazhdon në rrugën e duhur në buxhetin e përcaktuar;
  • Të zgjidhni problemet dhe çështjet që lindin gjatë ndërtimit;
  • Të siguroheni që impakti mjedisor i projektit të menaxhohet lehtësisht.

 Pritshmëritë e profesionit

Në këtë lloj profesioni do të duhet që të rrish për një kohë të gjatë në zyrë para kompjuterit, por nuk janë të pakta rastet edhe kur do të të duhet që të dalësh nga zyra për të takuar klientin dhe të marrësh mendimin prej tij, ose të shohësh si është duke u zbatuar projekti në terren. Gjatë një dite pune mund të ketë udhëtime të konsiderueshme, ndërsa mungesa në shtëpi gjatë natës është e pazakontë.

Gjatë vizitave në terren duhet të keni pajisjet e duhura të sigurisë, siç janë çizmet mbrojtëse dhe kapelat.

Arkitekti i vetëpunësuar ose i pavarur nuk është diçka e pazakontë, përkundrazi kjo ndodh në momentin që profesionisti e ndien të nevojshme diçka të tillë, por zakonisht këtë hap e merr një arkitekt me eksperiencë të gjatë në tregun e punës.

Sa mund të paguheni

Paga si arkitekt varion nga 51.900 lekë deri në 73.800 lekë. Kjo varet gjithnjë nga specializimi dhe eksperienca që arkitekti ka. Nëse jeni në fillimet tuaja, atëherë edhe pagesa është relativisht më e ulët sesa ajo e një personi tjetër që ka eksperiencë disa vjeçare në profesion.

Pra, ju e nisni me 51.900 lekë në muaj  dhe në momentin që tregoni aftësitë tuaja, atëherë merrni një pagë më të lartë, mesatarisht 60.000 lekë në muaj, ku trajtoheni si një profesionist me eksperiencë. Nëse hyni në atë që quhet kategori e dytë, ju jeni të aftë për të ndërtuar dhe zbatuar një projekt, duke marrë parasysh të gjitha problemet që mund të hasen gjatë rrugës, pasi eksperienca të jep siguri më të madhe. Ju keni aftësinë që të përballoni presionin e punës dhe të realizoni një projekt tuajin.

Kategoria e tretë merr një pagë mbi 73.800 lekë dhe është kategoria e lartë, ajka e profesionistëve. Ata janë njerëz që kanë punuar fort, kanë ndërmarrë rreziqe, kanë qenë të suksesshëm dhe vazhdojnë të jenë në tregun e punës duke ofruar eksperiencën e tyre ndoshta edhe në fusha të tjera, siç mund të jetë  mësimdhënia, ose edhe e mentorimi i të rinjve që dëshirojnë të ndjekin këtë rrugë.

Por mos harroni dhe një detaj të rëndësishëm, rroga juaj mund të variojë në bazë të vendndodhjes, sektorit dhe madhësisë që ka kompania në të cilën jeni duke punuar.
Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d bloggers like this: