Përshkrim – Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI) është një nga njësitë kryesore të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT). UPT është Institucion Publik i Arsimit të Lartë, me qendër në Tiranë, i cili shtrin aktivitetin e tij mësimor dhe shkencor brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, ofron studime me kohë të plotë në tre cikle dhe synon të përgatisë specialistë dhe shkencëtarë në fushat inxhinierike. Si i tillë FTI deri tani është unikal në llojin e tij brenda territorit shqiptar. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, është e para shkollë e lartë në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në fushat e inxhinierisë elektronike, inxhinierisë së telekomunikacionit dhe inxhinierisë informatike. Përgatitja e specialistëve në këto fusha ka për qëllim punësimin e tyre si inxhinierë në projektimin, realizimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të përpunimit të informacionit në fushën e Teknologjisë së Informacionit (TI). Të diplomuarit nga FTI janë të aftë të punojnë në funksione me profil të lartë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Institucionet shkencore të vendit gjejnë në FTI partner serioz dhe të përkushtuar për përgatitjen e projekteve dhe veprave të tjera shkencore në dobi të vendit. Bizneset në fushën e Telekomunikacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit duke bashkëpunuar me FTI kanë mundësi të aplikojnë arritjet më të fundit të shkencës dhe teknikës në bizneset e tyre duke rritur prodhimin dhe rendimentin e punës dhe ulur koston. FTI ka qenë dhe është në pararojë të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri në aplikimin e modelit të ri të studimeve sipas modelit të Bolonjës, duke qenë fakulteti i parë në UPT që ka vënë në jetë me sukses modelin e Bolonjës. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit ofron të tre nivelet e studimit: Bachelor, Master dhe Doktoratë. FTI ka një bashkëpunim shumë të frytshëm me shumë fakultete homologe në rajon dhe në Evropë, si Universiteti i Prishtinës, Kosovë; Universiteti Politeknik i Torinos, Universiteti Politeknik i Ankonës, Univesiteti Politeknik i Barit, etj., Itali; Universiteti i Marburgut, Universiteti Teknik i Mynihut, Universiteti Humboldt i Berlinit, Universiteti i Siegenit, etj., Gjermani; Universiteti Teknik i Athinës, Greqi; Universiteti Teknologjik i Kompienjës, Francë; Universiteti Teknik i Katalonjës, Spanjë; Instituti Teknologjik i Fukuokës, Japoni; etj. Në këto universitete pedagogë të FTI kanë realizuar kualifikime afat shkurtër dhe afat gjatë duke përfituar nga eksperienca e tyre. Ndërkohë në to, disa studentë të FTI, kanë përfunduar ose janë në proces të studimeve Master dhe të Doktoratës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.