
Bëjeni Share që të informoni shokët:
VKM për kriterin e notës mesatare për pranimin në Universitet, 2018–2019
1. Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëmtë lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim.
2. Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019, të jetë nota 6 (gjashtë). Nota mesatare për pranimin në institucionet
e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vijon:
a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë.
b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.
3. Për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2018–2019, nota mesatare e përllogaritur, sipas këtij vendimi, të jetë nota 7 (shtatë). Programet e studimit të fushës së mësuesisë përcaktohen në shtojcën 1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi. Nota mesatare për pranimin në programet e mësuesisë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve të përcaktuar në shkronjat “a” e “b”, të pikës 2, të këtij vendimi.
4. Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në pikën 2, të këtij vendimi.
5. Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe njësitë arsimore vendore janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.
6. Procedurat për njëvlershmërinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, dhe përllogaritja e notës mesatare për këta kandidatë kryhen në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, sipas përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi. Në rastet kur nuk aplikohen provimet e Maturës Shtetërore, komisioni përkatës përcakton mënyrën e përllogaritjes së notës mesatare. Komisioni përkatës dërgon të dhënat te njësia arsimore përkatëse.
Më poshtë do të gjeni notën mesatare të secilit universitet.
INSTITUCIONI I ARSIMIT TE LARTË PROGRAMI I STUDIMIT , NOTA MESATARE
Universiteti i Tiranës
1 Biologji 7
2 Filozofi 7
3 Fizikë 7
4 Gjeografi 7
5 Gjuhë angleze 7
6 Gjuhë angleze (Sarandë) 7
7 Gjuhë frënge 7
8 Gjuhë gjermane 7
9 Gjuhë greke 7
10 Gjuhë italiane 7
11 Gjuhë – letërsi 7
12 Gjuhë ruse 7
13 Gjuhë spanjolle me profil gjuhë – letërsi dhe qytetërim hispanik 7
14 Gjuhë turke 7
15 Histori 7
16 Informatikë 7
17 Kimi 7
18 Matematikë 7
19 Psikologji 7
20 Sociologji 7
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
1 Biologji – kimi 7
2 Edukim qytetar 7
3 Filozofi – sociologji 7
4 Gjeografi dhe gjuhë italiane 7
5 Gjuhë – letërsi 7
6 Gjuhë angleze 7
7 Gjuhë frënge 7
8 Gjuhë gjermane 7
9 Gjuhë italiane 7
10 Histori – gjeografi 7
11 Histori dhe gjuhë gjermane 7
12 Matematikë informatike 7
13 Matematikë – fizikë 7
14 Mësuesi për arsimin parashkollor 7
15 Mësuesi për arsimin fillor 7
16 Psikologji 7
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
PROGRAMI I STUDIMIT NOTA MESATARE
1 Gjermanisht-anglisht 7
2 Gjuhë angleze 7
3 Gjuhë – letërsi – anglisht 7
4 Histori 7
5 Informatikë – anglisht 7
6 Matematikë – informatikë 7
7 Mësuesi për arsim fillor 7
8 Mësuesi për arsim parashkollor 7
9 Psikologji sociologji 7
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
PROGRAMI I STUDIMIT NOTA MESATARE
1 Biologji – kimi 7
2 Gjuhë – letërsi shqipe 7
3 Gjuhë – letërsi angleze 7
4 Gjuhë – letërsi dhe qytetërim grek 7
5 Gjuhë – letërsi italiane 7
6 Histori – gjeografi 7
7 Matematikë – informatikë 7
8 Mësuesi për arsimin fillor 7
9 Mësuesi për arsimin parashkollor 7
10 Fizikë dhe teknologji informacioni 7
Universiteti “Fan S. Noli”,Korçë
PROGRAMI I STUDIMIT NOTA MESATARE
1 Biologji – kimi 7
2 Filozofi – sociologji 7
3 Gjuhë angleze 7
4 Gjuhë dhe kulturë frënge 7
5 Gjuhë – letërsi 7
6 Histori – gjeografi 7
7 Matematikë – fizikë 7
8 Matematikë – informatikë 7
9 Mësuesi për arsimin fillor 7
10 Mësuesi për arsimin parashkollor 7
Universiteti “Ismail Qemali”,Vlorë
PROGRAMI I STUDIMIT NOTA MESATARE
1 Biologji 7
2 Fizikë 7
3 Gjuhë angleze 7
4 Gjuhë italiane 7
5 Gjuhë shqipe dhe letërsi 7
6 Histori – gjeografi 7
7 Informatikë 7
8 Kimi 7
9 Matematikë 7
10 Mësuesi për arsimin fillor 7
11 Mësuesi për arsimin parashkollor 7
12 Pedagogji e specializuar 7
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
PROGRAMI I STUDIMIT NOTA MESATARE
1 Biologji – kimi 7
2 Fizikë 7
3 Gjeografi 7
4 Gjuhë – letërsi 7
5 Gjuhë angleze 7
6 Gjuhë frënge 7
7 Gjuhë gjermane 7
8 Gjuhë italiane 7
9 Histori 7
10 Informatikë 7
11 Matematikë 7
12 Mësuesi arsimi fillor 7
13 Mësuesi arsimi parashkollor 7
14 Pedagogji muzikore 7
15 Pikturë e grafikë 7
16 Psikologji 7
Kolegji Universitar “Bedër”
PROGRAMI I STUDIMIT NOTA MESATARE
1 Arsimi parashkollor dhe fillor 7
2 Gjuhë dhe letërsi angleze 7
3 Psikologji këshillimi dhe pedagogji 7
Kolegji Universitar “WISDOM”
PROGRAMI I STUDIMIT NOTA MESATARE
1 Psikologji 7
Shkolla e lartë universitare, jopublike, universiteti “Marin Barleti”
PROGRAMI I STUDIMIT NOTA MESATARE
1 Psikologji 7
Universiteti Europian i Tiranës
PROGRAMI I STUDIMIT NOTA MESATARE
1 Psikologji 7
2 Sociologji – antropologji sociale 7
Universiteti i New York-ut në Tiranë
PROGRAMI I STUDIMIT NOTA MESATARE
1 Psikologji 7
Universiteti Privat “AlbanianUniversity”
PROGRAMI I STUDIMIT NOTA MESATARE
1 Anglisht 7
2 Mësuesi për arsimin fillor 7
3 Mësuesi për arsimin parashkollor 7
4 Psikologji e përgjithshme 7
SHKARKOJENI KETU UDHEZIMIN ZYRTAR — VKM_nr._2162c_date_20.4.2018-
Bëjeni Share që të informoni shokët: