Provimet e Maturës: Kush kopjon, do e japë provimin jo në vjeshtë, por vitin e ardhshëm

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Çdo maturant që do të thyejë rregullat e paracaktuara gjatë zhvillimit të testeve të maturës, nuk do të ketë mundësi që të hyjë në testin e maturës për një vit.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, zv/ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka shpjeguar se këtë vit, si asnjëherë më parë, nxënësit që kapen duke kopjuar, apo ata që mbajnë telefona gjatë procesit të provimit, nuk do të mund të japin më provimet në vjeshtë, por vitin pasardhës.

Shahini ka informuar të interesuarit për vijueshmërinë e realizimit të maturës për këtë vit, duke saktësuar se këtë vit do të rritet edhe numri i personave që do të jetë të pranishëm si administrues gjatë provimeve.

SHKARKONI TANI APP E MATURËS SHTETËRORE DHE MERRNI NJOFTIMET E FUNDIT TË MATURËS NË KOHË REALE, THJESHT ME NJË KLIKIM !

SHKARKO

“Sivjet nëse ne hasim parregullsi të ndryshme, për shembull: nxënësit kanë sjellë telefon me vete, ose janë zënë duke kopjuar, ata nuk do të kenë mundësinë që të hyjnë në testin e maturës për një vit. Pra, kemi vendosur që të jemi shumë rigorozë në mënyrën se si ne do ta mbikëqyrim sivjet procesin e maturës”, – tha ajo për ATSH.

Ndërkaq, zv/ministrja ka dhënë edhe sqarime lidhur edhe me ambientet ku do të zhvillohen provimet.

“Provimet do të zhvillohet edhe në korridore, edhe në palestër dhe në të gjitha sallat e mëdha, ku të jetë e mundur për të sistemuar një numër më të madh të nxënësve që do të ketë, në mënyrë që të sigurojmë mirëadministrimin dhe mirëorganizim të provimit. Do të ketë më shumë administrues për një numër më të vogël të nxënësve. Kemi shtuar numrin e administratorëve që do të vendosen nëpër pikat ku mbahet testi i maturës”, – ka sqaruar zv/ministrja.

Sipas Shahinit, matura shtetërore ka kuptim vetëm nëse realizohet në bazë të aftësive dhe konkurrencës së nxënësve.

“Qëllimi është ky: matura ka kuptim nëse është plotësisht dhe objektivisht e administruar mirë, për shkak se është një garë mes nxënësve që synojnë universitetet, Kështu që duhet të sigurohemi që të gjithë të maten sipas aftësive të tyre dhe jo të lejojmë nxënësit që të kopjojnë, siç mund të ketë ndodhur vitet e kaluara”, – ka përfunduar zv/ministrja.

Si do të realizohet matura e vitit 2018?

Matura shtetërore 2017-2018 do realizohet sikurse maturat e kaluara. Përmbajtja dhe struktura e testeve nuk do të ndryshojë. Nxënësit do t’i nënshtrohen sërish 5 provimeve: tri të detyruara dhe dy me zgjedhje. Testi i detyruar do të jetë 50 pikë dhe do të ketë 13 pyetje me alternativa dhe 12 me shtjellim. Testi me zgjedhje do të jetë 40 pikë, 10 pyetje me alternativa dhe 10 me shtjellim. Që nxënësi të quhet kalues ai duhet të marrë të paktën 20% të pikëve të testit. Nga IZHA (Instituti i Zhvillimit të Arsimit) janë publikuar programet orientuese, mbi bazën e të cilave do të hartohen nga specialistët e QSHA testet e çdo lënde. Ndërkohë që nga MASR është publikuar rregullorja e MSH. Provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta, kurse provimet me zgjedhje 3 orë dhe secili prej tyre do të nisë në orën 10:00.

Gjuhë e huaj  – 4 qershor 2018

Gjuhë shqipe dhe letërsi – 8 qershor 2018

Matematikë  – 13 qershor 2018

Provime me zgjedhje (Z1/Z2) – 20 qershor 2018.

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Burimi: Gazeta Koha Jone

oferte vere 2018 (1)

Kane filluar regjistrimet per kurset intensive te veres per gjuhet anglisht dhe gjermanisht.

Kurset e veres vetem per 9500 leke niveli i plote.
✔Orare paradite dhe pasdite
✔ 5 here ne jave nga 120 min
✔ 20 seanca niveli i plote
✔Nr. kontakti 0695610926


✔Adresa: Prane ish-restorant Durresit

www.qendraoptima.com

e-mail: sekretaria@qendraoptima.com

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.