Bëjeni Share që të informoni shokët:
Të gjithë maturantët e vitit mësimor 2017-2018 do të mund të njihen tashmë me programet orientuese mbi provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2018. Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë ka hartuar programet për secilën lëndë që kanë marrë miratimin e janë firmosur nga ministrja Lindita Nikolla.
Lënda e gjuhës shqipe dhe e letërsisë është provim i detyruar i Maturës Shtetërore për të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme. Për këtë, ata i nënshtrohen një testi, në përbërje të të cilit janë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë lëndë, gjatë viteve të shkollës së mesme. Ky test zhvillohet mbi bazën e programit orientues”,-citohet në program.
Ky i fundit mbështetet në programet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në kurrikulën bërthamë; udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit; standardet e të nxënit dhe të arritjeve për fushën e këtyre 2 lëndëve si dhe në udhëzimin e MASR-së “Për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore”.
Provimi i Gjuhë-Letërsisë
Testi i Maturës Shtetërore 2018-të do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik), jo patjetër të punuara në klasë. Pra, maturanti do të testohet për aftësitë intelektuale të vëzhgueshme dhe të matshme, të synuara nga programi dhe të zhvilluara në lëndën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë. Në program bëhet me dije se përqindja e pikëve në test për secilin nivel do të jetë 40% për nivelin bazë, po 40% për nivelin mesatar si dhe 20% për nivelin e lartë. Në pjesën e parë të testit do të ketë 45% tekst letrar ndërsa në pjesën e dytë 55% tekst jo letrar. “Në përgatitjen e maturantëve për provimin e Maturës Shtetërore do të punohet për përvetësimin e aftësive dhe teknikave zbuluese, shpjeguese, zbatuese, analizuese, sintetizuese dhe vlerësuese. Këto aftësi dhe teknika, nxënësit do t’i demonstrojnë dhe do t’i zbatojnë në tekste tregimtare, poetike, dramatike, bindëse/argumentuese, përshkruese, shpjeguese, informative, eseistike, kulturologjike, të punuara ose jo më parë në klasë.”,-theksohet në programin orientues të miratuar nga Nikolla. Maturantëve iu del si detyrë që të aftësohen për objektivat e programit orientues si dhe të jenë të aftë të demonstrojnë arritjet e tyre në të gjitha llojet e teksteve. Në programin orientues për provimin kombëtar të Maturës Shtetërore 2018-të për lëndën letërsi dhe gjuhë shqipe janë përcaktuar të gjitha objektivat sipas linjave që duhet të arrihen nga nxënësi.
Reklamoni Biznesin tuaj me maturashteterore2016.wordpress.com Përfitoni nga Oferta duke filluar vetëm me 10€/muaj. Shikueshmëria kryesore në webin tonë vjen nga rrjetet sociale si Facebook, Linkedin,Instagram etj. ku për cdo artikull dhe informacion bëhet shpërndarje (share). ku grupmosha mesatare varion nga 16 – 40 vjec dhe kryesisht me shtetësi shqiptare.
Ju sjellim zgjidhjen më të mirë dhe me cmimet më konkurruese në treg duke ju ofruar më shumë se një shërbim.
Përfitoni tani dhe Na Kontaktoni ose dërgoni email në maturashteterore17@gmail.com
Provimi i Matematikës Bërthamë
Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë ka publikuar edhe programin orientues për Maturën Shtetërore 2018-të mbi provimin e detyrueshëm për gjimnazet në lëndën e Matematikës Bërthamë. Nëpërmjet këtij programi synohet përgatitja e nxënësve të vitit të tretë gjimnaz për testimin final në këtë lëndë. “Ai synon orientimin e përgatitjes së nxënësve nëpërmjet përqendrimit në njohuritë dhe aftësitë më të rëndësishme të lëndës. Njëherazi, programi orientues ndihmon edhe në verifikimin paraprak të përgatitjes përfundimtare të nxënësve, sepse mundëson zhvillimin e testimeve përmbledhëse”,-theksohet në programin orientues për lëndën e matematikës bërthamë. Ky i fundit bazohet në programet e matematikës bërthamë të gjimnazit sipas klasave të ndryshme dhe përfshin njohuritë dhe aftësitë më të rëndësishme të këtyre programeve. Në fokus të përgatitjes së nxënësve duhet të vendoset modelimi matematik, aftësia për të zgjidhur problema, aftësia për të përdorur njohuritë matematike në situata nga jeta reale dhe në problema me përmbajtje nga shkencat e tjera, si dhe aftësia
e të menduarit kritik. Gjithashtu, edhe aftësia për të argumentuar, për të gjykuar, për të vërtetuar, si dhe aftësitë ndërkurrikulare të kurrikulës së gjimnazit duhet të jenë në vëmendje përgjatë përgatitjes për provimin e matematikës. “Programi orientues është hartuar sipas linjave e nënlinjave të njëjta me ato të programeve të matematikës bërthamë për gjimnazin”,-citohet në programin e miratuar nga MASR.
Kështu programi orientues për përgatitjen e provimit të lëndës së matematikës bërthamë është mbështetur në programet e lëndës së matematikës bërthamë për klasat 10-12; udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së gjimnazit si dhe standardet e të nxënit dhe arritjeve të fushës së matematikës. Kështu testimi do të hartohet bazuar në 7 linja kryesore si numri dhe veprimet me numra që ka 7% të peshës në provim; matja me 10%; algjebra po me 10%; funksioni që zë 15% të peshës së testimit e gjeometria me 25% të saj. Ndërkohë edhe njehsimi diferencial e integral ka një peshë në testim prej 20%, ndërsa statistika, probabiliteti dhe kombinatorika zënë 13% të peshës në provimin final. Në linjën “Numri dhe veprimet me numrin” nxënësit duhet të fokusohen në bashkësitë numerike, veprime me numra si dhe matematika dhe financa e jetës së përditshme. Ndërsa në linjën e dytë “Algjebër” duhet të kenë parasysh shprehjet shkronjore dhe zgjidhjen e ekuacioneve, inekuacioneve, sistemeve; në një kohë që te “Matja” duhet të kenë parasysh matjet jo të drejtpërdrejta si dhe matjet me formula. Ndërkohë gjeometria në plan dhe ajo në hapësirë si dhe vijat e gradës së dytë duhet të jenë në fokusin e linjës së katër “Gjeometria”; ndërsa në linjën “Funksioni” nxënësit duhet të tregojnë kujdes me kuptimin dhe paraqitjen e funksionit dhe limitit ndërsa në linjën “Njehsimi diferencial e integral” duhet të përqëndrohen më së tepërmi tek derivati e njehsimi integral. Ndërsa në linjën e shtatë “Statistikë, probabilitet dhe kombinatorikë” maturantët duhet të kenë parasysh statistikën, propabilitetin dhe elementët e njehsimit kombinator.
SHKARKONI TANI APP E MATURES SHTETERORE DHE MERRNI NJOFTIMET E FUNDIT NE KOHE REALE.
SHKARKO
Provimi i anglishtes
Sot në “Gazeta Shqiptare” publikohen udhëzimet edhe mbi testimin e tretë të detyrueshëm për Maturën Shtetërore 2018, ai i gjuhës angleze në nivelin B1.Hartimi i këtij programi orientues është bazuar tërësisht në programet e gjuhës angleze, të cilat përcaktojnë njohuritë dhe shprehitë e domosdoshme gjuhësore, komunikuese dhe funksionale. “Programi orientues për përgatitjen dhe realizimin e provimit të Maturës Shtetërore për gjuhën angleze si provim i detyruar, është realizuar si sintezë e njohurive dhe shprehive të fituara gjatë gjithë procesit mësimor në këtë lëndë, si në aspektin tematik ashtu edhe në aspektin gjuhësor (gramatikor, leksikor) dhe funksional. Programi Orientues është hartuar duke pasur parasysh nevojat e nxënësve, zhvillimet e tyre individuale duke u dhënë mundësi për sukses në atë çka i pret”,-theksohet në programin orientues të firmosur nga ministrja e arsimit. Ky program synon të ndihmojë maturantin në përgatitjen e tij për provimin e gjuhës angleze si provim i detyruar në nivelin gjuhësor B1; të ndihmojë mësuesin e lëndës në punën e tij për zbatimin e programit; orientimin e vlerësimit që do të përfshijë 2 aftësi kryesore si dhe të japë orientime për specialistët që merren me hartimin e testeve të Maturës Shtetërore për gjuhën angleze si provim i detyruar. Për përdorimin e këtij programi mësuesi duhet të ketë parasysh specifikën e gjuhës së huaj, ku nxënësi në provim do të përballet me situata të reja ose me pjesë të reja leximi, por tematika, gramatika dhe funksionet gjuhësore do të jenë po ato që ka studiuar ndër vite. Kur flitet për tematikën kryesore në program nxënësit duhet që të kenë njohuri për temat që janë të përfshira në program (Sports and Entertainments, Travel Time, Environmental Issues, Modern Living, education, Personal and Social Life etc.) Ndërsa, për sa i përket përdorimit të gjuhës, mësuesi duhet t’i përgatisë nxënësit që të jenë në gjendje të zgjidhin ushtrime mbi aspektet kryesore gramatikore dhe leksikore që ata kanë trajtuar gjatë viteve të shkollës së mesme (passive voice, conditionals, reported speech, verb tenses, adverbs and adjectives comparisons, prepositions, connectors, countable and uncountable nouns; vocabulary related to entertainments, hobbies, food, celebrations, holiday destinations, types of travel, ëeather conditions, environmental issues, science, technology, fashion, etc) duke dalë nga konteksti i mësimeve ku këto probleme trajtohen. “Mësuesi duhet t’i vërë theksin anës praktike të zgjidhjes së ushtrimeve, duke i trajtuar këto ushtrime në forma të ndryshme, herë me tipe ushtrimesh me alternativa, e herë tipe ushtrimesh të hapura, ku më të spikaturat janë gap-fill, sentence transformation, matching, etj”,-citohet në program. Funksionet gjuhësore duhet të trajtohen në mënyrë sa më të larmishme duke përdorur situata nga të gjitha fushat e jetës por duke ruajtur formatet dhe shprehjet që jepen në tekstet mësimore. Testi i gjuhës angleze me detyrim në nivelin gjuhësor B1 do të jetë i ndarë në 3 seksione ku testohen: të kuptuarit e një pjesë letrare ose jo letrare; përdorimi i gjuhës që përfshin aspektet më të rëndësishme gramatikore dhe leksikore trajtuar në vitet e shkollës së mesme si dhe të shkruarit. Në këtë të fundit, maturanti duhet të jetë i aftë të prezantohet me punë të tilla si email formal ose jo formal, letër formale ose jo formale, përshkrim, ritregim, përmbledhje apo ese përshkruese.
Gsh.al