April 20, 2026
img_8961

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar 📘 është institucioni përgjegjës për administrimin, përditësimin dhe ruajtjen e Regjistrit Shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë 🌍🇦🇱.

Në zbatim të Urdhrit nr. 413, datë 28.01.2019 “Për përcaktimin e rregullave për aplikimin, procedurat, afatet dhe dokumentacionin për t’u bërë pjesë e Regjistrit Shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë”, Ministria e Arsimit ka miratuar për vitin 2025 44 mësues të rinj, duke e çuar në 134 numrin total të mësuesve pjesë e këtij regjistri 👩‍🏫👨‍🏫.

Ruajtja dhe transmetimi i gjuhës shqipe 🗣️📖 dhe e kulturës shqiptare 🎶🧵 tek brezat e rinj në diasporë është thelbësore për forcimin e identitetit kombëtar, lidhjen me rrënjët kulturore 🌱 dhe ndërtimin e një komuniteti shqiptar të qëndrueshëm e aktiv kudo në botë 🤝🌍. Në këtë proces, roli i mësuesve është i pazëvendësueshëm, pasi ata janë ura që lidh traditën, gjuhën dhe vlerat shqiptare me brezat e ardhshëm .

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading