Në zbatim të programit të bashkëpunimit me Hungarinë në fushën e arsimit dhe shkencës, Qeveria e Hungarisë, përmes Fondacionit Publik Tempus (Tempus Public Foundation), për vitin akademik 2026-2027, shpall programin e bursave shtetërore “Stipendium Hungaricum” për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet pranë universiteteve publike të Hungarisë. Programet e studimit të ofruara nga pala hungareze përfshijnë studime universitare, pasuniversitare të plota/të pjesshme (për një periudhë 1-vjeçare, dy semestra) në fushën e kërkimit pranë institucioneve të arsimit të lartë ose të kërkimit të Hungarisë, sipas kategorive të ndara si më poshtë:
– Studime me kohë të pjesshme në nivelin Bachelor / Master / doktoraturë (1-2 semestra).
Kandidatët e interesuar duhet të jenë të regjistruar dhe të kenë statusin e studentit në një nga institucionet e arsimit të lartë brenda vendit. Kandidatët mund të aplikojnë vetëm për studime të nivelit që janë duke ndjekur në universitetin përkatës. Këto studime zgjasin maksimumi për një vit akademik pa mundësi shtyrjeje të mëtejshme. Studimet me kohë të pjesshme nuk mund të aplikohen për kurse përgatitore apo specializimi.
– Studime të plota në nivelin Bachelor (6-8 semestra) / Master (3-4 semestra/ Master i
integruar (one-tier master’s programmes) sipas programeve të studimit që ofrohen vetëm për
Shqipërinë. Studimet me kohë të plotë janë programe që përfundojnë me marrjen e një diplome bachelor ose master. Programet bachelor zgjasin nga 3-4 vite akademike, ndërsa studimet master nga 1.5- 2 vite akademike. Preferohen aplikimet në fushat e studimit si vijojnë: bujqësi, inxhinieri, ekonomi, arte dhe shkenca natyrore. Pala hungareze ofron edhe programet “Master i Integruar” që zgjasin 5-6 vite akademike dhe përfshijnë nivelin e studimeve universitare bachelor dhe nivelin e studimeve master. Këto programe ofrohen në fusha të caktuara studimi, p.sh. mjekësi e përgjithshme, farmaci, stomatologji, arkitekturë, drejtësi, kirurgji veterinare, inxhinieri pyjesh, etj.
Studentët që aplikojnë për studime master duhet të kenë përfunduar studimet bachelor dhe të kenë diplomën përkatëse për këtë nivel studimi.
– Studime Doktorale PHD, program i plotë (2+2 vite akademike). Në përputhje me legjislacionin aktual në Hungari, kohëzgjatja e studimeve të doktoraturës është 8 semestra.
Studimet doktorale përfshijnë dy faza studimore: e para është një periudhë 2-vjeçare që shërben
për trajnim profesional dhe kërkim, ndërkohë që periudha e dytë shërben për realizimin e kërkimit
dhe tezës së disertacionit. Në përfundim të fazës së parë studentët janë të detyruar t’i nënshtrohen
një provimi kompleks që synon të masë progresin arsimor dhe kërkimor të njohurive të studentit.
Kandidatët që aplikojnë për këto studime duhet të kenë një diplomë të nivelit master Kandidatët
për doktoratë duhet të kontaktojnë gjithashtu me institucionet e tyre pritëse me qëllim për të
diskutuar temat kërkimore që do të përfshihen gjatë përgatitjes së materialeve të aplikimit (p.sh.
plani kërkimor). Kandidatët që aplikojnë për një program studimi doktorature duhet të marrin
miratimin e një profesori në universitetin pritës, i cili duhet të lëshojë një deklaratë pranimi (letër
miratimi) dhe ky dokument duhet t’i bashkëlidhet aplikimit.
– Kurse përgatitore dhe specializimi me kohë të plotë (deri në 1 vit). Krahas programeve të
studimit, pala hungareze ofron bursa për kurse përgatitore të gjuhës hungareze dhe në raste të
veçanta të gjuhës angleze, si dhe specializime në degë të veçanta, me kohë të plotë deri në 1 vit
për të gjithë kandidatët që kanë diplomë në një program të caktuar studimi të nivelit bachelor ose
master.Për të gjitha nivelet e studimit, kandidatët duhet të plotësojnë kushtin e nivelit të njohurive
gjuhësore të përcaktuara nga programi i studimit për të cilin do të aplikojnë. Programet e studimit
ofrohen kryesisht në gjuhët angleze dhe hungareze, por edhe në gjuhët gjermane ose frënge.
Kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në gjuhën hungareze do t’i nënshtrohen vitit përgatitor të
kësaj gjuhe në rast se ata nuk janë të pajisur me certifikatë të njohjes së kësaj gjuhe. Ndërkohë, të
gjithë studentët që do të ndjekin programet bachelor ose master në gjuhë të tjera për sa më sipër, janë të detyruar gjithashtu, të ndjekin kursin e gjuhës hungareze si “gjuhë e huaj” dhe në përfundim vitit të parë të studimeve akademike, duhet t’i nënshtrohen provimit të gjuhës hungareze. Përfituesit e bursave që nuk marrin pjesë në kursin e gjuhës nuk do të jenë në gjendje të marrin pagesën mujore. Pagesa mujore për studentët që do të ndjekin kursin e gjuhës, por nuk e kalojnë provimin do të ulet me 30,000 HUF/muaj.
Çdo kandidat mund të aplikojë deri në 2 (dy) programe të ndryshme studimi sipas preferencës në të njëjtin institucion/ ose në dy institucione të ndryshme pritëse. Nënvizojmë se kandidatit nuk i
lejohet të aplikojë paralelisht në dy nivele të ndryshme studimi dhe nga më shumë se një partner dërgues. Gjithashtu, kandidatit i humbet e drejta të ndryshojë rendin e preferencës me përfundimin e procedurës së aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve përkatëse. Përfituesit e bursave Stipendium Hungaricum për vitin akademik 2026/27, por që pasi pranuan bursën e tyre, nuk udhëtuan në Hungari dhe nuk filluan studimet e tyre, dhe as nuk njoftuan Fondacionin Publik Tempus për këtë fakt, nuk kanë të drejtë të aplikojnë përsëri për bursën Stipendium Hungaricum brenda tre viteve nga dhënia e bursës dhe aplikimi do të refuzohet automatikisht.
Afati i fundit i aplikimit online në faqen web të Fondacionit Publik Tempus për këto bursa studimi
është data 15 janar 2026 ora 14:00 (Ora e Evropës Qendrore), në faqen web,
Hapja e sistemit të aplikimit online DreamApply për aplikantët do të jetë në mesin e nëntorit.
Gjithashtu, kandidatët duhet të dërgojnë detyrimisht nëpërmjet postës në adresë të Drejtorisë së Integrimit, Koordinimit, Marrëveshjeve dhe Asistencës të Ministrisë së Arsimit deri në datën 15 janar 2026 (afati i fundit i postimit) të gjithë dokumentet e ngarkuara në sistemin online sipas kritereve të përcaktuara nga Fondacioni Publik Tempus. Dokumentacioni duhet të shoqërohet me kërkesën e firmosur nga kandidati drejtuar Ministrisë së Arsimit (ku të jepet një adresë kontakti e-mail dhe numër telefoni), duke specifikuar programin e studimit në të cilën dëshiron të studiojë
kandidati. Sqarojmë se me postë duhet të dërgohen vetëm kopjet e noterizuara të dokumentacionit të ngarkuar online me qëllim verifikimin e autenticitetit të tyre. Ministria e Arsimit rezervon të drejtën e verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar të panoterizuar me institucionet lëshuese të dokumentit. Në këtë rast, Ministria e Arsimit nuk mban përgjegjësi për vonesat që mund të shkaktohen nga procedurat e verifikimit, të cilat mund të pengojnë vijimin e vlerësimit të aplikimit.
Për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit
për bursat e ofruara nga qeveria hungareze, referojuni me vëmendje materialeve informues
(bashkëlidhur) dhe adresave në website si më poshtë:
http://www.stipendiumhungaricum.hu
https://stipendiumhungaricum.hu/apply/https://stipendiumhungaricum.hu/about/
E-mail: stipendiumhungaricum@tpf.hu
Adresa: Rruga e Durrësit Nr. 23, AL 1001, Tiranë
DREJTORIA E INTEGRIMIT, KOORDINIMIT, MARRËVESHJEVE DHE ASISTENCËS
