- Mjediset ku do të zhvillohen provimet e Maturës të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara.
- Drejtori i shkollës, drejtori dhe punonjësit e ZVAP-së përkatëse e kanë të ndaluar të qëndrojnë në mjediset e provimit të MSH gjatë kohës së zhvillimit të provimeve.
- Qendrat të jenë të mjaftueshme për të paktën 150 maturantë/kandidatë, përveç rasteve të veçanta të cilat bëhen me miratim nga KOMSH.
- Largësia ndërmjet çdo maturanti/kandidati të jetë jo më pak se 120 cm, në të katër drejtimet, si majtas-djathtas, ashtu dhe para-prapa.
- Maturantët/kandidatët të ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim.
- Sipërfaqja që maturanti/kandidati ka në dispozicion për të shkruar të jetë të paktën 40 cm x 60 cm.
- Në ditën e provimit, në qendrat ku zhvillohet provimi, nuk parashikohen veprimtari të tjera.
- Në mjediset ku zhvillohet provimi, nuk duhet të ketë tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim.
- Ndryshimi i qendrave të provimit bëhet vetëm me miratim të KOMSH.
Ju ftojmë të na ndiqni në Instagram: @matura.shteterore që mos të humbisni njoftimet dhe postimet tona të fundit
