April 20, 2026
img_2527-1

▶️ Kandidatët që kanë aplikuar në raundin e dytë dhe janë shpallur fitues, kryejnë procesin e regjistrimit më datat 28 Shtator – 7 Tetor 2024 me dokumentacion në sekretaritë mësimore të IAL-ve në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

▶️ Periudha e regjistrimit është e ndarë në 5 (pesë) faza 48-orëshe, 28-29, 30-1, 1-3, 4-5, 6-7 tetor. Secili kandidat ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në një apo disa programe studimi nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit.

▶️ Kandidati i shpallur fitues, duhet të paraqitet në IAL-në ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48-orësh. Nëse kandidati nuk regjistrohet brenda afatit 48 orësh, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në atë program studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë.

#maturashteterore #raundidyte #universitet #studentet

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading