Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro, 1 abstenim, 0 kundër projektligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”.
Ndryshimet e propozuara në projektligj janë në përputhje me objektivat e parashikuara të nenit 59 të Kushtetutës. Me këto ndryshime ulen në 3 vitet e punës për studentë që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.
Marrë nga: https://ata.gov.al/2024/09/19/kuvendi-miraton-ligjin-per-studentet-e-mjekesise/
#maturashteterore #universitet #studentet #mjekesia
