Hapen thirrjet për Projektet e Kërkimit Shkencor, që synon të përfshijë të gjithë aktorët e interesuar nga universitetet, kërkuesit shkencorë si dhe bizneset.
Me financimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ky vit sjell një rritje prej 45% në investimet për kërkimin shkencor dhe inovacionin në vendin tonë.
Projektet e kërkimit shkencor do të jenë në fusha të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, duke përfshirë inovacionin, energjinë, turizmin, etj.
