IMG_8350

Ministria e Arsimit dhe Sporteve prezantoi sot Raportin Publik mbi arritjet e nxënësve në maturën shtetërore në nivel kombëtar. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu tha se do të forcohen masat në lidhje me administrimin e procesit të maturës shtetërore, teksa e vuri theksin te programet e rëndësishme që do të nisin këtë vit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Në prezantimit të arritjeve të Maturës Shtetërore 2023 rezultoi se në provimet e Maturës Shtetërore të vitit 2023, shkalla e kalueshmërisë ka shënuar një rritje të ndjeshme, arritëm 99.02%, krahasuar me vitin e kaluar ku ishte 98.71%. Rezultati më i lartë u arrit në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa rezultati më i ulët ishte në Matematikë. Numri i nxënësve që morën pjesë dhe kalueshmëria për secilën lëndë ishin të lartë: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 99.60% kalueshmëri, Matematikë 98.57% kalueshmëri, Gjuhë e Huaj 98.71% kalueshmëri, dhe Lëndë me Zgjedhje 99.19.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit foli për masat për përmirësimin e procesit të Maturës Shtetërore, për planin e masave për testimin Pisa, si dhe përfshirja për herë të parë në testimin ndërkombëtar Talis.

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading