April 17, 2026
06_big

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për mobilitete për studentët PhD të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Poitiers, në Francë, për vitin akademik 2023-2024.
https://www.univ-poitiers.fr/en/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve PhD për studime;
    Nivelet e mobilitetit për studentët:
  • Doktoraturë;
    Studentët aplikues duhet të plotësojnë këto kushte:

a. Të jenë studentë të rregjistruar në shkollën e doktoraturës të FEUT;
b. Të jenë në vitin e dytë dhe ose të tretë të përgatitjes së tezës /studimit të
doktoraturës;
c. Të jenë punonjës efektivë me kontratë të plotë punësimi në FEUT;
d. Të kenë njohje të mirë të gjuhës frënge dhe / ose të gjuhës angleze. Studentët
me njohje të mirë të frëngjishtes kanë përparësi;
e. Studentët aplikues duhet të kenë të miratuar nga shkolla e doktoraturës
platformën e studimit dhe / ose fushën e studimit.

Kohëzgjatja e bursave:

  • 3 muaj (me mundësi zgjatjeje edhe 3 muaj të tjerë, por jo të njëpasnjëshëm);
    Fushat e shkëmbimit:
    Bursat / mobilitetet, do të jenë në fushat si vijon:
  • Ekonomiks;
  • Manaxhim;
  • Financë;
  • Kontabilitet.
  • Për secilin student, drejtuesi i doktoraturës dhe Instituti i Administrimit të ndërmarrjeve
    caktojnë objektivat. Për secilin student, duhet përveç të tjerash që, gjatë periudhës së bursës, të
    përgatisë një punim / paper me profil kërkimor dhe shkencor brenda fushës së kërkimit. IAE e
    Poitiers, do të shqyrtojë mundësinë e publikimit të punimit në CEREGE.
    Bursat përfshijnë:
  • Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim
në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat
e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

  • CV (në gjuhën angleze / frënge);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze
    ose frënge);
  • Listë notash të nivele të mëparshme të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë
    zyrtare në gjuhën angleze ose frënge);
  • Letër motivimi në gjuhën angleze / frënge;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Frëngjisht);
  • Letër rekomandimi nga drejtuesi i tezës;
  • Një përmbledhje të shkurtër (një gjysëm faqe) të fushës së studimit.

Afati për aplikim: 30 Nëntor 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading