
/ATSH/ Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete u shpreh sot se në projektbuxhetin e vitit 2024 janë parashikuar 234 milionë lekë për arsimin profesional.
Ndërsa ndau të dhënat për këtë zë të projektbuxhetit, Mete theksoi se arsimi profesional vijon të jetë në fokus të politikave të qeverisë.
Sipas tij, janë 11.500 persona që do të përfitojnë nga kurset e formimit profesional, nga fondi i parashikuar për vitin 2024.
Arsimi profesional konsiderohet si rruga e sigurt drejt punësimit real, ndaj dhe qeveria shqiptare po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës.