Procesi i Cregjistrimit, Raundi i Parë
- Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistrin e IAL-së, ka të drejtë të regjistrohet në datat në datat 12-13 shtator 2023. Ai paraqet një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara. Nëse nuk e kryen këtë veprim brenda këtij afati, ai nuk ka të drejtë të çregjistrohet me qëllim regjistrimin në një program tjetër studimi ku është shpallur fitues për atë vit akademik. Çregjistrimi kryhet në portalin U-Albania nga sekretaria mësimore e fakultetit.
- Sekretaritë mësimore, në përfundim të procesit të çregjistrimit të kandidatëve dhe dorëzimit të dokumentacionit. përcjellin në portalin U-Albania listën e kandidatëve të çregjistruar në format elektronik, brenda datës 13 shtator 2023.
