April 21, 2026
unitr

Në datat 29 gusht deri 11 shtator 2023 (7 faza 48-orëshe; 29-30; 31-01: 02-03; 04-05; 06-07, 08-09 dhe 10-11), kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në sekretaritë mësimore të IAL-ve, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.

Periudha e regjistrimit është e ndarë në 7 (shtatë) faza 48-orëshe, sipas afateve të përcaktuara në kalendar. Kandidati ndjek në portalin U-Albania ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në një apo disa programe studimi, nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit.

Kandidati i shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë IAL-së ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48-orësh. Nëse kandidati nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në atë program studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë.

Na ndiqni në Instagram për të marrë të gjitha njoftimet e fundit: @matura.shteterore

Në rast se, pas çdo faze, konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe në listë dhe shpallen fitues të rinj, të cilët regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën 11 shtator 2023.

Brenda datës 12 shtator 2023, RASH përcjell në QSHA regjistrimet përfundimtare të raundit të parë bashkë me kuotat e paplotësuara, në format shkresor dhe elektronik me të dhënat e përcaktuara në pikën 7, kreu II/C, të udhëzimit nr.12, datë 30.06.2023.

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading