Pagesa e tarifës së aplikimit, Raundi 1
Maturantët/kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-ALBANIA. Pagesa kryhet në datat 10-27 Korrik 2023.
Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfiromojnë pagesën e kryer deri më datë 28 korrik 2023, në portalin U-Albania.

Na ndiqni në Instagram për të marrë të gjitha njoftimet e fundit: @matura.shteterore
