Orari dhe kohëzgjatja e provimeve të Maturës

  • Maturantët duhet të paraqiten pranë qendrës së provimit 1 orë e 30 minuta përpara.
  • Provimet e Maturës Shtetërore 2023 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Mjetet që duhet të keni me vete

  • Maturanti/kandidati duhet të ketë me vete ditën e provimit dokumentin e identifikimit si dhe mjetet e nevojshme: stilolaps, vizore, kompas, makinë llogaritëse e thjeshtë.

Nuk duhet të merrni:

  • Nuk duhet të keni me vete asnjë mjet tjetër që nuk shërben për provim.
  • Maturanti/kandidati, i cili paraqitet në qendrën e provimit dhe/ose konstatohet gjatë provimit me celular përjashtohet nga ai provim, por ka të drejtë ta japë atë në sesionin pasardhës.

Pikët e testit dhe kalueshmëria

  • Provimet e Maturës zhvillohen me shkrim.
  • Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale.
  • Maturanti konsiderohet mbetës në provim nëse ka marrë më pak se 25% të pikëve të testit.

Cfarë duhet të bëni pasi merrni testin

  • Maturanti/kandidati pasi merr testin, kontrollon gjendjen fizike të testit (është i palexueshëm, mungon ndonjë faqe etj), si dhe nëse është lloji i testit që ka kërkuar në formularin A1/A1Z.
  • Nëse vërehen parregullsi kërkon test tjetër nga AP, dhe duke plotësuar një deklaratë për marrjen e testit.

Plotësimi i testit të Maturës

  • Maturanti/kandidati plotëson testin me një ngjyrë (të zezë ose blu).
  • Në pyetjet me alternativa, maturanti/kandidati rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë.
  • Nëse maturanti/kandidati rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pikë.

Cfarë duhet të bëni pasi mbaroni provimin

  • Maturantët/kandidatët, kur e dorëzojnë testin, nënshkruajnë për dorëzimin e tij në listën që disponon AP.
  • Maturantët/kandidatët që e dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit përpara kohës së përfundimit të testit. Ata grumbullohen brenda qendrës së provimit në një mjedis të përcaktuar më parë.

Ju urojmë suksese në provimet e Maturës !

maturashteterore.com

Burimi: Rregullorja e Maturës 2023

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: