344171498_3588165514746485_7562962531879217742_n

Sikundër do të ndodhë me dy provimet e tjera të detyruara, si dhe lëndën me zgjedhje, edhe provimi i matematikës në Maturën Shtetërore 2023 vlerësohet maksimalisht me 60 pikë. E për të qenë kalues në këtë provim, maturanti do të duhet të marrë rreth 25 për qind të totalit të pikëve me të cilat vlerësohet testi.

Maturantët kanë nisur tashmë me përgatitjet finale për provimet e Maturës 2023 që do të zhvillohen gjatë muajit qershor. Për matematikën bëhet e ditur se testi do të ketë në përmbajtje 20 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe pyetjet e tjera do të jenë me zhvillim dhe arsyetim. Në pyetjet me zgjedhje duhet të rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen.

Bazuar në kurrikulën që nxënësit kanë zhvilluar në shkollë, përmbushja e kompetencave matematikore që një nxënës duhet të zotërojë përgjatë gjithë zhvillimit të lëndës dhe jo vetëm, arrihet nëpërmjet 5 tematikave kryesore që janë: numri, matja, gjeometria, algjebra dhe funksioni (përfshirë derivatin dhe integralin), statistika dhe probabiliteti. Për secilën tematikë është paraqitur pesha që zë secila prej tyre në përmbajtjen e pyetjeve që do të ketë teza finale e këtij provimi. Konkretisht pyetjet rreth tematikës së numrit zënë 17 për qind të tezës, pyetjet rreth matjes 15 për qind, pyetjet gjeometrisë rreth 13 për qind, pyetjet rreth algjebrës dhe funksionit 38 për qind, ndërsa pyetjet rreth statistikës dhe probabilitetit rreth 17 për qind të përmbajtjes së testit.

Na ndiqni në Instagram për të marrë të gjitha njoftimet e fundit: @matura.shteterore

Maturanti apo kandidati i viteve të shkuara përjashtohet nga provimi kur konstatohet se: “Ndryshon vendin që i është caktuar, merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë të tjerë, kur bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit, kur mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit, si dhe kur refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit”. Po sipas rregullores, maturantit nuk i njihet rezultati nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuar në rregulloren e provimit, nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin), nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal, nëse vërtetohet kopja, e pjesshme, ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga Kopoted, si dhe në rastet kur është marrë masa e përjashtimit nga provimi.

p.k\dita

Burimi zyrtar i këtij artikulli: Gazeta Dita

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading