April 23, 2024

Këshilli i Ministrave miraton ndryshimet në ligjin për sistemin arsimor parauniversitar.

1- Jashtë arsimit personat me rekorde penale

Nuk do të lejohen që në institucionet arsimore të punësohen persona që kanë precedentë penalë. Pra persona që janë dënuar për vepra penale ndaj të miturve, apo edhe nga institucioneve arsimore.

Kjo çështje ka patur një ndjeshmëri të lartë publike për shkak të rasteve të ndryshme që kanë ndodhur gjithë këto vite. Dhe na u desh patjetër të ndërhyjmë në ligj. Edhe personat që janë rehabilituar madje, pas dënimeve për vepra të tilla, nuk do të kenë asnjëherë të drejtë të punësohen në institucionet tona arsimore,” deklaroi ministrja e Arsimit, Evis Kushi, sot pas mbledhjes së qeverisë.

2- Rikthehen mësuesit në dispozicion

Çdo zyrë vendore arsimore, në çdo bashki të vendit, do të ketë një strukturë të mësuesve në dispozicion një përvojë e para shumë viteve por që më pas u hoq.

“E kemi parë shumë të nevojshme sepse në shumë raste, kur një mësues mungon, procedurat që zhvillohen nëpërmjet portalit Mësues për Shqipërinë, marrin kohë. Dhe nxënësit dhe shkollat janë të detyruar të bëjnë orë pushim deri sa të vijë mësuesi zëvendësues. “

Mësuesit në dispozicion do të punësohen përmes portalit janë me kontratë të përhershme, jo të përkohshme dhe do të jenë aty ku ka mungesa të mësuesve për arsye të ndryshme

Në këtë mënyrë nxënësit nuk do të bëjnë më asnjë orë pushim por gjithmonë për çdo nevojë që kanë shkolla do të jenë mësuesit nga kjo strukturë,” deklaroi ministrja e Arsimit, Evis Kushi, sot pas mbledhjes së qeverisë.

3- Lejohet regjistrimi i nxënësve pa mbushur 6 vjeç

Një tjetër ndryshim, gjithashtu që është kërkuar shumë sidomos nga prindërit, ka qenë regjistrimi i nxënësve, edhe përpara se të mbushin moshën 6 vjeç në klasë të parë, me kushtin që deri më datën 31 dhjetor të atij viti të mbushin 6 vjeç.

Kjo nuk është e detyrueshme, por është vetëm për ato raste kur prindërit e kërkojnë, sepse fëmijët e tyre vijnë nga arsimi parashkollor, tashmë dinë të shkruajnë, të lexojnë, dhe janë plotësisht gati për tu regjistruar në klasën e parë,  për të filluar shkollën.

4- Liceu Artistik e Shkolla e Baletit marrin statusin e shkollës kombëtare

Një ndryshim tjetër lidhet me shkollat e arsimit të orientuar.

Në shkollat shtetërore klasike do të hapen klasa të arsimit të orientuar.

“Ne duam t’i japim të drejtën të gjithë fëmijëve që kanë talent në një fushë të caktuar të arsimohen në atë disiplinë për të cilën kanë talent. Dhe në këtë mënyrë, ne do të hapim klasa të arsimit të orientuar, edhe në shkollat klasike, sipas nevojave, sipas kapaciteteve që kanë, sipas burimeve njerëzore kë kanë,” tha ministrja Kushi. 

Nga ana tjetër, shkollat e orientuara do kthehen në shkolla që do të marrin statusin shkolla kombëtare.

Për t’i rikthyer Liceut Artistik “Jordan Misja”, por edhe shumë shkollave të tjera, kryesisht shkollave artistike, atë shkëlqimin e dikurshëm. Duke i dhënë më shumë autonomi edhe në përzgjedhjen e nxënësve, dhe të mësuesve, dhe të shumë projekteve që kanë. Do ta fillojmë sigurisht me Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe me shkollën e baletit, por më pas edhe me shkollat e tjera artistike që kemi në qytete të ndryshme të vendit”

5- Shkollat e arsimit special transformohen në qendra burimore

Ndryshimet në pr/ligj do të ofrojnë gjithashtu më shumë mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe.

“Pasi shkollat e arsimit special me këtë ligj do të transformohen në Qendra Burimore, sipas modeleve më të mira që kemi dhe në rajon, dhe në BE. Për tu ofruar më shumë shërbime nxënësve e aftësi ndryshe, por edhe për të nxitur më shumë kualifikimin, trajnimin e mësuesve dhe punonjësve të këtyre qendrave.

Ministrja Kushi tha se do të fillohet me Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë dhe Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë, dhe më pas edhe me shtatë shkollat e tjera të arsimit special në qytete të ndryshme të vendit.

Burimi: Radio Televizoni Shqiptar

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading