auto_matura-11495701730

Kriteret për qendrat dhe mjediset e provimit

1. Mjediset ku do të zhvillohen provimet e Maturës të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara.

2. Drejtori i shkollës, drejtori dhe punonjësit e ZVAP-së përkatëse e kanë të ndaluar të qëndrojnë në mjediset e provimit të MSH gjatë kohës së zhvillimit të provimeve.

3. Qendrat të jenë të mjaftueshme për të paktën 150 maturantë/kandidatë, përveç rasteve të veçanta të cilat bëhen me miratim nga KOMSH-ja.

4. Largësia ndërmjet çdo të jetë jo më pak se 120 cm, në të katër drejtimet, si majtas-djathtas, ashtu dhe para-prapa.

5. Maturantët/kandidatët të ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim.

6. Sipërfaqja që maturanti/kandidati ka në dispozicion për të shkruar të jetë të paktën 40 cm x 60 cm.

7. Në ditën e provimit, në qendrat ku zhvillohet provimi, nuk parashikohen veprimtari të tjera.

8. Në mjediset ku zhvillohet provimi, nuk duhet të ketë tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim.

9. Ndryshimi i qendrave të provimit bëhet vetëm me miratim të KOMSH-së.

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading