1. Maturanti/kandidati përjashtohet nga provimi, kur:
- a) paraqitet në qendrën e provimit dhe/ose konstatohet gjatë provimit me celular;
- b) ndryshon vendin që i është caktuar;
- c) merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë;
- d) bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit;
- e) refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e provimit
2. Maturantit/kandidatit nuk i njihet rezultati:
- a) nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si ato të përcaktuara në nenin 26 të kësaj rregulloreje, ose përdor më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit;
- b) nëse ka dëmtuar testin (e ka palosur, e ka zhubrosur, e ka grisur, i ka vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuar në procesverbal;
- c) nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED-ja;
- d) nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi.
maturashteterore.com
