
Publikohen kriteret e pranimit në Universitetin e Mjekësisë për vitin akademik 2023-2024
Në zbatim të ligjit Nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe bazuar në propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, me Vendim nr. 80, datë 07.10.2022, miratoi disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 17, datë 22.02.2022, mbi kriteret e pranimit në programet e ciklit të parë si dhe në programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, për vitin akademik 2023-2024.
- Vendim nr.80, datë 07.10.2022 ”Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.17, datë 22.02.2022 ”Kriteret e pranimit në programet e ciklit të parë dhe programet e integruara…” të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë””
- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet MAS dhe UMT për Testimin e informatizuar për maturantët në kuadër të pranimit në programin Mjekësi e Përgjithshme
- Vendim nr. 17, datë 22.02.2022 “Për miratimin e kritereve të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2023-2024”
Burimi: umed.edu.al
Na ndiqni në Instagram: http://instagram.com/matura.shteterore.
Aty do të gjeni të rejat më të fundit rreth Maturës Shtetërore.