Shpërndaje tek shokët që të informohen

Vitin e ardhshëm akademik, maturantët në Shqipëri të cilët do të konkurrojnë për degën Mjekësi e Përgjithshme, përveç tre testimeve të maturës, do i nënshtrohen edhe një provimi të automatizuar.

Në provimin e automatizuar, rreziku për gabime do të jetë zero dhe vlerësimi do të jetë direkt pas përfundimit të provimit. Vlerësimi do të ketë 30 përqind të peshës së notës.

Marrëveshja është nënshkruar me Universitetin e Mjekësisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Gjatë përzgjedhjes së studenteve për të vijuar studimet për mjekësi, universiteti do duhet të marrë parasysh rezultatet e provimit automatik.

Ndryshime janë parashikuar edhe në Maturën Shtetërore. Fleta e cila përdoret nga nxënësit për të zgjidhur ushtrimet nuk do të lejohet, pasi u merr kohë maturantëve dhe rrit përqindjen e gabimeve.

Provimet do të zhvillohen në qendra të mëdha, për të ulu mundësinë e abuzimeve. Sallat e mëdha do të jenë të vëzhguara me kamera, kështu çdo pretendim me pas nga nxënës e prindër mund të verifikohet. /Tch/Telegrafi/

Na ndiqni në Instagram: http://instagram.com/matura.shteterore. Aty do të gjeni të rejat më të fundit rreth Maturës Shtetërore.

Leave a Reply