Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, ku sipas saj, studentë dhe pedagogë nuk e kanë ndërprerë për asnjë minutë vitin e sapo nisur akademik.

Gjatë takimit me studentët, Kushi tha se “jam e bindur që ju jeni të gjithë të shkëlqyer me 10, pasi në programet e mjekësisë vijnë gjithmonë më të mirët. Jam e bindur që një pjesë e madhe e juaja i plotësojnë edhe kriteret duke filluar nga bursat që kemi shpallur këtë vit.
Të gjithë ata studentë që janë ekselentë që kanë mbaruar me 10 do të keni një bursë sa paga mininamle”.

Besoj, vijoi Kushi se do të aplikoni për bursat, të cilat kanë një kusht atë që kur të diplomoheni të paktën tre vite të jeni kontribut në Shqipëri.

“Universiteti i Mjekësisë është pararojë edhe në procesin e ndërkombëtarizimit. Kemi qenë bashkë me rektorin dhe dekanin në Bolonja, ku nënshkruam një program të përbashkët për doktoraturën dhe plot programe të tjera”, tha Kushi duke shtuar se Universiteti ku po studioni nuk ka asnjë dallim nga universitetet e tjera.

Burimi: ata.gov.al

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: