February 2, 2023

Kryeministri, Edi Rama është shprehur se largimi i mjekëve dhe infermierë, nuk mund të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Por teksa merr si shembull Italinë për mungesën e bluzave të bardha, Rama thotë se për të mos shkuar në këtë stad, mjeku nuk do ta marrë diplomën sapo të mbarojë shkollën, pa treguar më parë se është i zoti.

“Për fat të mirë, sot nuk kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh, që ta dëgjojnë të gjithë me këtë rast, përkundrazi, kemi akoma në listë pritje, mjekë e infermierë që presin të punësohen. Por Italia ka sot 40 mijë mjekë e infermierë mungesë. Ne nuk do të presim të shkojmë në atë stad. Kështu që e para diplomën e mjekut nuk do ta japim sapo të mbarosh shkollën, do shkosh njëherë t’ia kthesh popullit tënd atë që ka bërë për ty. Pastaj do marrësh diplomën dhe pastaj shko ku të duash sipas afateve të caktuara. E dimë shumë mirë, sesi në shumë vende, mjekët, që janë standardi më i lartë i shërbimit human, nuk i marrin diplomat menjëherë, por duhet të tregojnë edhe që janë të zotë t’i shpërbejnë njerëzve, përveçse të japin provimet. S’mund të vazhdojë kjo histori kështu”.

Më pas, nëse vendet e tjera do të kërkojnë që t’i marrin profesionistët nga Shqipëria, Rama thotë se ata do të duhet të na e kthejnë mbrapsht investimin.

“Ashtu sikundër do vazhdojmë siç kemi filluar betejën në nivel ndërkombëtar në komunitetin e ri Politik Europian për pjesën që fola për universitetet, do të vazhdojmë të kërkojmë mbrapsht të na e kthejnë investimin. Duan t’i marrin në Gjermani? T’i marrin. Por duhet të kthejnë investimin, nuk mund të paguajë popullit shqiptar për mjekët e Gjermanisë. BE duhet të gjejë formën që të kthejë diçka në mënyrë që… dhe nëse ne kemi mundësi edhe për vete edhe për Europën nuk ka problem, nxjerrim më shumë. Me të njëjtën cilësi, duke krijuar sinegjitë me universitetet e tyre, pra duke dhënë mundësinë të kenë diploma të të njëjtës vlerë, jo vetëm duke dalë nga Universiteti i Mjekësisë, por edhe nga Mjekësia në Durrës, edhe nga të tjera burime. Ama ne nuk mund të jemi në këtë pozitë pasive”.

Burimi: Durreslajm

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Leave a Reply

%d bloggers like this: