Shpërndaje tek shokët që të informohen

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi sot një mbledhje me mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore për të diskutuar propozimet për përmirësimin e procesit të maturës.Kushi njoftoi se nga viti i ardhshëm do të zbatohen ndryshime në disa pika të nenit për maturën, me qëllim mbarëvajtjen e procesit.Duke filluar nga viti i ardhshëm të gjithë maturantët që do të kenë ankesa ndaj notës së marrë në provimet e Maturës do të kenë mundësi që t’u rikontrollohet teza dhe tu rishikohet nota.Ky testim, mendohet të jetë në formatin e provimeve të licencave i cili organizohet nga QSHA.Shfuqizimi i nenit që ndalon rivlerësimin e testit në Rregulloren e Maturës Shtetërore, është një tjetër ndryshim që do të aplikohet nga ministria e Arsimit.

Evis Kushi tha gjithashtu se nga viti i ardhshëm do të fillojë vlerësimi dhe rankimi i gjimnazeve sipas cilësisë, bazuar në një paketë të re të vlerësimit të jashtëm.“Edhe vendimet e gjykata ankimohen. Ne nuk jemi të pagabueshëm. Nuk ka mësues të pagabueshëm, vlerësues të pagabueshëm. Ne propozojmë që ta rishikojmë këtë pikë.Kështu që kjo ndryshuar. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që rivlerësimi i testit do të kërkonte shumë kohë, shumë njerëz që angazhohen, mund të vononte procesin.Por nga ana tjetër, kjo është një e drejtë themelore që çdo njeri, çdo maturantë, çdo student duhet ta ketë.Përmirësimi i vazhdueshëm i procesit të maturës është prioritet për ne, prandaj ky diskutim do të vazhdojë me të gjithë aktorët e sistemit, me qëllim që të marrim vendime sa më të drejta. Tjetër ne kemi menduar një vlerësim të jashtëm për gjimnazet. Do të bëjmë një rankim të tyre, një rankim cilësor. Karta e performancës është një element që shkollat bëjnë një vetëvlerësim në bazë të kritereve dhe disa treguesve të matshëm.Ne bashkë me ASCAP duhet të hartojmë një sistem dhe disa kritere matëse se si të vlerësojmë gjimnazet dhe renditjet e tyre. Kjo do të ndihmonte edhe vetë gjimnazet për të parë se ku janë dhe për të bërë përmirësime në aspekte të caktuara,” u shpreh Evis Kushi në takimin që zhvilloi sot me Komitetin e Maturës Shtetërore, mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore./abcnews.al/

Leave a Reply