Shpërndaje tek shokët që të informohen

Më poshtë do të gjeni veprat që maturantët duhet të studiojnë për provimin e Letërsisë 2022

NjohuritëAftësitë
Homeri – Iliada.
– Rëndësia e Homerit në letërsinë e
mëvonshme.
Homeri “Iliada”
Nxënësi:
– vlerëson rëndësinë e Homerit në letërsinë e mëvonshme;
– interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të poemës “Iliada”
Eskili – Prometeu i mbërthyer.
– Tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit.
Eskili “Prometeu i mbërthyer”
Nxënësi:
– interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të tragjedisë “Prometeu i mbërthyer”;
– analizon tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit.
Aligeri – Ferri.
– Rëndësia e kësaj vepre.
Dante Aligeri “Ferri”
Nxënësi:
– interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të Ferrit;
– analizon vlerat, strukturën, filozofinë dhe rëndësinë e “Ferrit”.
Shekspir – Hamleti.
– Rëndësia e Shekspirit në letërsinë
botërore.
Shekspir “Hamleti”
Nxënësi:
– interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të veprës “Hamleti”;
– vlerëson rëndësinë e krijimtarisë së Shekspirit në letërsinë botërore.
Gëte – Fausti.
– Rëndësia e Gëtes në historinë shpirtërore dhe letrare të Gjermanisë dhe të
Europës.
Gëte “Fausti”
Nxënësi:
– vlerëson rëndësinë që ka krijimtaria e Gëtes në letërsinë gjermane dhe më gjerë;
– interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson tragjedinë “Fausti”.
Hygo – Katedralja e Parisit.
– Hygoi si prijës i romantizmit.
Hygo “Katedralja e Parisit”
Nxënësi:
– vlerëson rolin e Hygoit në letërsinë romantike dhe në letërsinë e mëvonshme franceze;
– interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Katedralja e Parisit”.
De Rada – Këngët e Milosaos.
– Roli dhe rëndësia e De Radës në
letërsinë arbëreshe të Rilindjes.
De Rada “Këngët e Milosaos”
Nxënësi:
– vlerëson rolin dhe rëndësinë e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes;
– interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson poemën “Këngët e Milosaos”;
– dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e De Radës.
Balzak – Xha Gorio.
– Rëndësia e veprës së Balzakut në epokën
e prozës realiste.
Balzak “Xha Gorio”
Nxënësi:
– analizon dhe vlerëson rëndësinë e veprës së Balzakut në letërsinë franceze dhe më gjerë;
– interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson “Xha Gorio”;
– identifikon karakteristikat e personazhit realist në këtë roman.
Albert Kamy – I huaji.
– Ekzistencializmi në artin e Kamysë.
– Absurdi i qenies njerëzore, vetmia etj.
Albert Kamy: “I huaji”
Nxënësi:
– formulon idenë e Kamysë për absurdin;
– analizon raportin: absurd, shpërfillje, shpresë,
revoltë, në veprën e Kamysë;
– interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “I huaji”.
Lasgush Poradeci – Ylli i zemrës,
– Poeti modern i shqipes.
– Vendlindja dhe dashuria në jetën e
Poradecit.
– Mbështetja në trashëgiminë poetike të Naimit dhe në letërsinë moderne të
Europës.
Lasgush Poradeci: “Ylli i zemrës”
Nxënësi:
– analizon risitë dhe origjinalitetin që solli Poradeci në poezinë shqipe;
– analizon motivet kryesore të poezisë së Poradecit;
– veçon dhe gjykon ndikimet që pati Poradeci nga krijimtaria e Naim Frashërit dhe nga poezia moderne e Evropës;
– interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Ylli i zemrës”.
Migjeni – Novelat e qytetit të veriut, Vargjet e lira.
– Fryma e re që solli Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.: shkëputja nga tradita, temat e ndaluara, vargu i lirë, shembja e kulteve politike, fetare etj.
– Njeriu në letërsinë e Migjenit (jeta në
situata ekzistenciale).
Migjeni: “Novelat e qytetit të veriut” dhe “Vargjet e
lira”

Nxënësi:
– vlerëson frymën e re që sjell Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.:
shkëputjen nga letërsia pararendëse, trajtimin e
temave tabu, vargu i lirë etj.;
– portretizon njeriun në krijimtarinë e Migjenit, duke e krahasuar edhe me krijimtarinë e letërsisë së
mëparshme, por edhe me letërsinë e kohës së tij;
– interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin në prozë “Novelat e qytetit të veriut”;
– interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Vargjet e lira”.
Dritëro Agolli – Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo.
– Risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe.
Dritëro Agolli: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Nxënësi:
– analizon risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe;
– interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.
Ismail Kadare – Pallati i ëndrrave.
– Vendi që zë Kadare në letërsinë shqipe.
– Bota shqiptare në veprën e Kadaresë.
Ismail Kadare “Pallati i ëndrrave”
Nxënësi:
– veçon dhe analizon risitë që sjell Kadare në letërsinë shqipe;
– interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Pallati i ëndrrave”.
Azem Shkreli – Lirikë me shi
– Risitë që solli Shkreli në letërsinë
shqipe.
Azem Shkreli: “Lirikë me shi”
Nxënësi:
– analizon dhe vlerëson risitë që solli Shkreli në poezinë shqipe;
– Tiparet e poezisë së Shkrelit.– përcakton tiparet e poezisë së Shkrelit, si
dendësia e mendimit, mjeshtëria e vargut dhe
frazës poetike, çlirimi i unit lirik etj.;
– interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson
vëllimin poetik “Lirikë me shi”.

Programet Orientuese për Maturën 2022 i gjeni këtu – Programet Orientuese, Matura 2022

Leave a Reply