
Universiteti i Tiranës ka përgënjeshtruar mesazhin që është dërguar në rrjetin ‘Whatsapp’ se mësimi do të ndryshohet dhe do të bëhet online. Me anë të një reagimi zyrtar, universiteti e cilëson këtë lajm si të pavërtetë. Ata bëjnë të ditur se informacionet dhe lajmet që shpërndahen në faqen zyrtare të Universitetit janë njoftimet zyrtare që lidhen me mësimdhënien. Universiteti thekson se mësimi do të vijojë të zhvillohet fizikisht në auditore në të gjitha fakultetet.
POSTIMI:
Mësimi vijon normalisht në AUDITORË Gjatë ditës së sotme, në rrjetin ëhatsApp ka qarkulluar një njoftim i cili thekson se Universiteti do të vijojë procesin mësimor online. Ky është një informacion i PAVËRTETË! Gjejmë rastin të theksojmë se:Informacionet dhe lajmet zyrtare të Universitetit të Tiranës shpërndahen vetëm në faqen zyrtare të internetit të Universitetit të Tiranës; në faqet zyrtare të Fakulteteve të UT-së dhe në faqet tona zyrtare në rrjetet sociale. Mësimi vijon me prezencë fizike në AUDITORË në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës.Lutje cilitdo student që të konsultojë dhe të konsiderojë vetëm kanalet zyrtare të komunikimit.Faleminderit!
(a.b)/dosja.al
Na ndiqni në Instagram: http://instagram.com/matura.shteterore