BESARTA BASHA/ Universiteti i Tiranës, më i madhi në vend, njëjtë si edhe vitet e kaluara, nuk do të presë datën 30 gusht për të publikuar listën e fituesve.

Me bazën e duhur logjistike, me të marrë listat e kandidatëve bashkë me të dhënat e tyre nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, UT-ja ka përpiluar fituesit e parë.

Gazeta mëson se listat do të bëhen publike ditën e sotme në faqen zyrtare të gjashtë fakulteteve në përbërje të Universitetit, për t’u afishuar një ditë më vonë në ambientet e brendshme të tyre. Me përjashtim të ndonjë surprize, të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë, qoftë publike apo private respektojnë afatet e caktuara në urdhrin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe rrjetit akademik shqiptar që menaxhon portalin “U-albania”, përmes të cilit bëhen regjistrimet.

GARA

Ajo që u thuhet rëndom të rinjve që garojnë në universitete, të cilët e shohin IDnë e tyre shumë larg vizës së kuqe që ndan fituesit me humbësit, është të mos tremben. Gara e vërtetë nuk nis aty, por vetëm pas regjistrimeve në fazën e parë apo të dytë përmes të cilave listat shfryhen me gjetjen e vendit që duan nxënësit e padiskutueshëm të dhjetës. Janë ato, fituesit e shumëfishtë, ekselentët, të cilët ndërkohë që vendosin të ardhmen e tyre, mbajnë bllokuar deri në dhjetë degë preferenciale. Vetëm pas tyre, nisin raundet e vërteta.

Ai ku, sistemi i meritë-preferencës kërkon të shpërblejë më të mirët sipas një rendi zbritës. Pas tentativave për të shkurtuar fazat e regjistrimeve, Ministria e Arsimit i është rikthyer modelit të parë me tri raunde regjistrimesh, përkatësisht me nga shtatë, pesë dhe tri faza 48-orëshe. Përgjatë secilës prej tyre, çdo kandidat, “me zemër në dorë” pret dritën jeshile për t’u regjistruar në degën që jo vetëm e dëshiron, por edhe mendon se mund t’i afrohet me pikët që ka. Në fund të shtatë fazave të raundit të parë, zakonisht shumica e kuotave të preferuara janë të zëna. Rrallë gjen kuota të lira te Mjekësia, degët e ITsë apo degët klasike, Drejtësi dhe Ekonomi.

Por sidoqoftë, nëse dikush këmbëngul për atë që do, por edhe guxon duke kaluar përmes fazave ku i duhet të djegë degë të tjera për të fituar atë që dëshiron më së shumti, mund t’ia dalë. Procedura është e njëjtë, si në universitetet shtetërore dhe ato private, ku do të duhet të konkurrosh për vendet e lira e me patjetër t’i përzgjedhësh në formularin e aplikimit për t’u shpallur fitues.

Mbi 30 mijë maturantë kanë përfunduar shkollën e mesme këtë vit, por jo të gjithë janë pjesë e garës për të zënë një vend. Një pjesë e tyre rezultuan ngelës në provimet e maturës, ndërsa një përqindje e konsiderueshme duket se do t’i besojnë të ardhmen e tyre universiteteve jashtë vendit. Garës, do t’i bashkohen më vonë maturantët e vjeshtës dhe maturantët e vjetër që plotësuan së fundmi formularin A2.

Burimi zyrtar: Gazeta Panorama

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.