March 21, 2023

Rreth autorit

Komedia “14 vjeç dhendër”

Eshtë një nga veprat më te njohura te Andon Zako Cajupit. Kjo komedi është perfshire në vëllimin “Baba Tomorri” te botuar ne vitin 1902. Si dramaturg, ai i dha permbajtje e formë të redramës, nëpërmjet këndvështrimit realist e kritik, si dhe humorit te mprehtë popullor. Andon Zako Çajupi lindi në 27 mars 1866 në Sheper te Zagorisë. Mbiemri i tij i mesem i vërtetë ishte ÇAKO,mirepo per arsye te panjohura i mbeti ZAKO.

Ne Nivan kreu gjysmën e mësimeve të mesme, të cilat i plotësoine nje lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizite ne Sheper, që ishte e fundit për te. Çajupi shkoi, në Zvicer, ku kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit te drejtësisë. Ne Kajro, ku u vendos pergjithnjë, punoi per pak kohë si avokat.

Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht ne levizjen patriotike-shqiptare dhe mbajti krahun e saj më te perparuar. Patriotizmi i flaktë dhe qendrimi i prerë ndaj pushtuesve tehuaj dhe veglave te tyre e nxorën Çajupin ne krye të patriotëve qe vepronin ne Egiipt. Pothuajse në te njejtën kohë me veprimtarinë atdhetare Çajupi e nisi punën letrare.

Me 1902 botoi librin “BabaTomorri”, nje nga veprat më të shquara te letersise se Rilindjes Kombëtare.Me ktë përmbledhje, qe dallohet nga fryma luftarake patriotike,demokratizmi i hapur dhe fryma popullore ne brendi dhe në formë, Cajupi solli nje ndihmese to çmuar në pasurimin e letërsisë kombëtare. Nẽ pjesëne pare dhe të dyte e librit jane vendosur me rradhë vjershat patriotike dhe ato me teme dashurie. Vjershat me karakter shoqëror dhe fabulat e shqipëruara jane perfshire në pjesen e tretë te librit, që përmbyllet me komedinë e njohur “Katermbedhjete vjeç dhëndër”Çajupi u mor edhe me perkthime përveç një varg vjershash dhe fabulash qe botoi ne “Baba Tomori”, më 1921 nxori ne drite përralla të zgjedhura tëvjershëtarit te madh La Fonten, në te cilat, duke u nisur nga kërkesat ideore te shoqerisë shqiptare, rrahu me mjeshtëri çeshtjet politike, shoqerore,morale etj, te jetes se kohes, satirizoi veset njerëzore dhe shfaqjet negative të shoqërise me klasa, si grabitjen, mashtrimin, dhunën etj.

Me 1922 u botua Lulet e Hindit, permbledhje me vjersha te poeteve indianë.Andon Zako Çajupi vdiq në 11 korrik 1930, në Kajro, Egjipt. Pas vdekjes së tij u gjetën dorëshkrimet e veprave “Baba Musa lakuriq” dhe “Kenge e vome”.

Analiza e vepres

Duke qene se ai ishte nje patriot i madh dhe duke dashur me të miren per atdheun e tij, sigurisht nuk mund të linte pa përfshirë në vepra edhe zakonetdhe traditat, qe sundonin jetën shqipëtare në atë kohë. Nepermjet letërsisë, ai u mundua, që me një humor të hollë, te godiste zakonet e prapambetura te shqiptarëve.

Nje nga këto vepra është pikerisht komedia “14 vjec dhëndër”. Në qender të kësaj vepre qëndron zakoni patriarkal imartesave në moshë të re. Në këtë komedi Çajupi e merr temën nga jeta e fashatrave malore të Shqipërise së Jugut. Nëpërmjet shpotise dhe humorit ai kerkon që në veprën e tij te godase këte realitet te hidhur. Ne ketë vepër krijimi i një familjeje shihet si menyra e duhur për ekzistence, por qe autorin nepermjet humorit mundohet ta lehtësoje sadopak. Kjo dramë nis si komedi dhe me pas mbaron si tragji-komedi.

Komikja lidhet me situatën absurde ku nusja vë dhëndrin ne gjumë, ndërsa tragjikja me shfrytëzimin e nuses. Ne disa zona te Shqiperise, këto zakone vazhdojnë akoma të ekzistojn. Edhe pse kjo nuk eshtë diçka e mirë sepse pengohet zhvillimi i vendit, na duhet ta pranojmë dhe te perballemi me këte te vërtetë. Ne familjet shqiptare vazhdojme te shohim shfrytëzimin e gruas si “kafshë shtëpiake”, ku mendimi i saj nuk merret parasysh, por përdoret per t’i shërbyer pjesetarëve të tjere te familjes e sidomos burrit te saj. Ndoshta per ketë arsye kjo komedi i ka rezistuar dhe vazhdon t’i rezistojë kohës.

Me temën që trajton në këtë vepër, ne mund te dallojme fare qartë mesazhin që ai ka dashur të na transmetoje. Sipas tij shfrytëzimi i gruas jo vetëm qe nuk ka te mbarim në kohët që jetojmë, po ai gjithashtu trashëgohet brez pas brezi a thua sikur të ishte një virtyt i shoqërise njerëzore. Ky mesazh na vjen dukshëm ne pothuajse çdo fjalë të Tanes, kur ajo ankohet se eshte e lodhur nga te gjitha detyrat, qe ajo ka në shtëpi (“..tëre diten ngase qetë/dhe drekë e darkë bëj vetë/ Gjithe puna përmi mua! “) dhe kur thotë se kërkon që të marre për nuse nje grua qe ta ndihmojë.Nuk marr nuse për sisë/po për punët e shtëpisë..”).

Por per ta kuptuar edhe më qartë temën dhe mesazhin qe trajton Çajupi ne këtë veper, le te flasim shkurtimisht për fabulën e tij. Subjekti i kesaj vepre është i tipit tradicional. Në te dallojmë qarte ekspozicionin, pikën e lidhjes, zhvillimin dhe pikën kulmore.

Ekspozicioni shënon pjesen hyrese të komedisë dhe ka formën e bisedës. Ne këtë pjesë, që shënon pjesen nismëtare të fabules, shkallë-shkallë shtohet lenda, theksohet tema e ideja dhe me këtë bëhet ndarja (distancimi) midis personazheve. Këte e shohim tek fillimi i skenes, ku behet nje prezantim i momentit dhe ivendit ku po zhvillohet ngjarja dhe kur personazhet fillojnë te flasin, qe na jep ne nje ide të personazheve që marrin pjese. Në rastin tonë, skena fillon me bisedën midis Tanës dhe Vangjelit, dy personazhe kryesore, të cilet do të na shoqërojnë gjate gjithë veprës. Per shkak të vëllimeve të vecanta, planeve dhe dëshirave, veprimi i personazheve në komedi rritet dhe biseda e tyre na parapergatit per ngjarjet qe do të pasojnë.

Duke qene se komedia “14 vjeç dhëndër” eshtë nje komedi jo shumë e gjatë, ngjarjet që zhvillohen në të janë të shkurtra dhe të shpejta. Nga ekspozicioni kalojmë menjëhere te pika e lidhjes, e cila krijohet me futjen e motivit dinamik, qe e ve ne levizje veprimin duke shkaktuar kunderthënie tëcaktuara midis personazheve, domethënë kur pjesëmarresit ne veprim konfliktohen per shkak të ideve ose karaktereve të tyre. Përsëri piken e lidhjes egjejmë tek skena e pare. Ne nje pjesë te saj paraqitet dialogu midis Tanës dhe Vangjelit. Nga njera anë Tana kërkon të martojë djalin e saj, meqë ai,sipas zakoneve, ka mbushur moshën dhe është tejet e lodhur nga punet që ka në shtëpi, pasi i duhet t’i sherbeje burrit të saj në çdo moment. Ne anën tjeter kemi Vangjelin, i cili nuk e pranon këtë propozim dhe deshire te gruas se tij. Kështu lind konflikti midis dy personazheve, i cili ne fund te skenes arrin te zgjidhet dhe i le rradhë zhvillimit të ngjarjes. Ngjarja vazhdon me skenën e dyte dhe të tretë.

Skena e dyte zhvillohet në mulli. Kjo është skena ku shfaqet një personazh i ri, zonja Kote. Ne këtë skenë njihemi me ketë personazh dhe gjithashtu shohim një anë tjetër te Tanës. Ngjarja fillon qete, por brenda pak kohesh kalojme ne nje konflikt midis ketyre të dyjave. Debati midis tyre fillon si një bisede tepër e zakonshme, ku secila kerkonte të zinte rradhën e para për të bluar grurin, por kydebat sa vjen dhe ndërron plotësisht drejtim. Zenka merr karakter personal, ku personazhet fillojnë të shajnë njëra-tjetrën.

Skena e tretë zhvillohet nështëpine e zonjës Briri, e cila së fundmi kishte lindur vajzë. Tana ka shkuar qe te uroje per ardhjen në jete te nje femije dhe ne fillim sillet shumë mireme të. Te njëjtën gje vemë re edhe në sjelljen e zonjës Briri. Ne diskutimin e gjatë midis tyre Tana e pyet per emrin e foshnjes dhe mori vesh qe quhej Hene. Meqë edhe bija e saj e vdekur dikur quhej Henë, ajo nuk donte ta degjonte kurre kete emer. Që nga ai çast ajo fillon të mallkojë, e të shfaqë një pjesë tjetër te karakterit të saj. Hidhërimin e saj ajo e përdor kunder nje femije te pafajshëm.

Keto dy skena përbëjnë edhe zhvillimin e ngjarjes dhe ia lenë vendin pikes kulminante. Pika kulminante eshte momenti ku tensioni i zhvillimit të ngjarjeve arrin kulmin e tij. Ne këte komedi pika kulminante lidhet me skenën e katërt.

Në kete skenë zhvillohet dasma e Gjinos me Marigonë. Ne kete dasëm absurde, midis nje femije dhe nje gruaje, dallohet më se miri komikja. Meperfundimin e kësaj dasme perfundon edhe e gjithe vepra, ku nusja vë ne gjumë Gjinon, i cili në mënyre ironike është quajtur dhëndër gjate gjithëvepres.

Personazhet dhe pershkrimi i tyre

E gjithe vepra eshtë e organizuar ne skena dhe në secilen skenë, nëpermjet dialogut midis personazheve, ne mund te flasim per karakterin dhe cilesite e secilit prej tyre. Kështu, Tana, që eshte edhe personazhi kryesor i kesaj vepre, shfaqet si nje grua e robëruar, mbi te cilen burri (Vangjeli) ka pushtet të plote. E lodhur nga gjithë këto vite duke i shërbyer burrit të saj, ajo kërkon ta shkarkoje kete detyre në kurrizin e nje gruaje tjeter (Nuk marrë nuse për sise, po për punët e shtëpisë.). Ajo shtiret që ta bëje të shoqin merak (Jam semure); qan qe te duket e dobët para Vangjelit (Ku të mos qaj unë emjera?); i lutet (Ndaj te lutem ta martojmë.); përkedhelet, që i shoqi ta marrë me te mire (Tani s’mund se jam plakë.). Per te arritur gëllimin e saj ajonuk perdor vetëm lajka, por tregon edhe karakterin e fortë të saj. Ajo kembëngul (Per djalin tone do nderromë zakone?); mallkon veten (Mua me martelumi.); revoltohet (Gjithë puna permi mua!); qorton burrin e saj (S’je baba si të tjerë.); edhe pse e di që burri sundonte mbi të, persëri merr guximin takundërshtoje (Bjer e fli, mua s’me flihet) etj.

Nëpërmjet kesaj dinakerie, nëpërmjet kesaj metode qe ajo perdor, arrin të realizojë qëllimin e saj. Në raport me zonjën Kote, shfaqet si një grua e pasjellshme, qe nga nje diskutim krejt i parendesishëm, kalon në fyerje personale (grua plakë, e ndyrë, mojshtrigë, moj grua e ligë, moj natë etj). Kjo mund të interpretohet si një dobësi e saj, pasi ajo nuk arrin te merret me qëllimin e debatit te tyre, por mëvetë karakteristikat e personit. Te ky personazh vëmë re gjithashtu egoizëm. Kur shkon tek zonja Briri ajo i jep urimet më te perzemerta per lindjen efemijes se saj (Qoftë kembë mbare!, Te rrofte!, Posi lule malit! etj). Sjellja e tij ndryshon në mënyrë të menjëhershme kur ajo mëson emrin efemijes.Duke mos dashur ta dëgjojë kurrë emrin e vajzás së saj të vdekur, ajo shan dhe mallkon një bebe të pafajshme.

Personazhi tjetër kryesor është Vangjeli. Ai ështe burri i Tanës. Ne fillim, shafqet si një bashkeshort tipik i asaj kohe. Fjalet e Tanës na tregojne se aiështë indiferent në jetën familjare dhe vetëm urdhëron (Gjithë ditën ç’keshe berë? Ti per bar e per dru s’vete dhe qaejë se nuk e flete?). Shohim se aikundershton vendimet e gruas së tij dhe në disa raste revoltohet (Mos më bën të te godit, se zakonë se harrova, sonte shume te durova.), por kjo nukzgjat shume, sepse nga vete fjalet e tij shohim se ai ndryshon nga burrat e tjerë. Nëpërmjet dialogut shohim se, pak nga pak, ai po pershtatet mezakonet e reja (Mire ti, po ç’thote djali? Gjini me të do të rrojë.) Pavarësisht kësaj, ne kurrësesi nuk mund të flasim per një njeri të përparuar.

Gjinoja është personazhi rreth te cilit rrotullohet ngjarja. Ai është nje fëmije katërmbëdhjetëvjeçar, të cilin nëna e tij do ta martojë, pra ai shërben sijustifikim që Tana të ketë një mbështetje për punët e shtëpise. Ne fjalet e tij vëme re, që ai nuk i ngjan fare një “dhëndëri” siç është përshkruar gjategjithë veprës, por përkundrazi eshte nje femije tipik i kohëve të athershme. Natën e pare të marteses se tij ai i thote nuses: “Lozim ndonje loder? Tedua si moter.”.

Marigoja eshtë gruaja njëzetëvjeçare e Gjinos. Ne kohën që zhvillohet ngjarja, për martesat vendosnin prinderit duke pare interesat e tyre. Edhe meMarigone ka ndodhur e njejta gje. Nga ato pak fjale qe thote duket qe nuk ka qënë dëshira e saj të martohej me Gjinon, po përkundrazi ka qënë edetyruar (C’motër më ke mua, o lum e perrua? Ti më more për grua. Fli te marrtë lumi). E gjithe komedia, merr shkas nga martesa e Marigose meGjinon. Marigoja shihet ndryshe nga njerëz të ndryshëm. Tana e sheh si nje nuse që do ta ndihmojë në punët e shtëpise. Vangjeli nuk di se ç’të të mendojë. Ai deshiron qe t’i marrin mendimin dhe Gjinos, por ndërkohë edhe e mbështet mendimin e gruas së tij. Dhe se fundmi, Gjinoja ne vend qe tashohe si gruan e tij, duke qenë se është një femije i pazhvilluar, e sheh ate si motër.Zonja Kote eshtë kusherira e Tanës. Ajo shfaqet në skenen e dytë (te mulliri). Nga mënyra se si I drejtohet Tanes shohim se ajo është nje grua epasjellshme, pasi perdor fjale nga me të këqijat për të sharë Tanën. Nga ana tjetër zonja Briri, në fillim sillet me Tanën ashtu siç i ka hije një nuseje. Në momentin qe Tana fillon ta mallkoje atë dhe vajzën e saj, ajo revoltohet dhe ia kthen me të njejtën monedhë. Te dyja keto personazhe janë përdorurnga Çajupi për të nxjerrë në pah karakteristikat e zonjës Tanë.

Personazhe te tjere qe marrin piese ne kete liber jane: Millonai, prift, nuni, Brodani, Abazi, burra dhe gra të tjera. Këta janë në funksion të personazheve kryesorë dhe gjithashtu japin atmosferën e zhvillimit te ngjarjeve.

Nje faktor tjeter, që një vepër të cilësohet si e arrirë, ë shtë që në sy të publikut të jetë e kuptueshme dhe e pëlqyeshme· Kjo arrihet vetëm nëse gjuha dhe still i perdorur te jete i përshtatshëm. Kështu komedia “14 vjeç dhëndër” i përket stilit të zakonshëm. Duke qenë se ajo është shkruar në vargje (tetërrokėshe), fjalite e perdorura jane te shkurtra, qe sipas kumptimit mund t’i ndajmë në fjali deftore (Se keshë pësuarë kurrë.), pyetëse (C’keqë s’pushon duke qarë?), nxitëse (Ngreu te biem te flemë) dhe fjali deftore-thirrmore (Dje s’më le fare te flërë!)Përdorimi i këtyre fjalive bën që emocionet, ndjesitë dhe përjetimet e personazheve të vijnë sa me pranë lexuesit

Vepra e Çajupit është ndërtuar në bazën e nje te folure dialektore te Shqipërisë se Jugut, per te vendosur ngjarjet ne një hapesire të caktuar. Per shembull: pa shukoji shtanë, ik’ emuare Misirë, ço i thuash etj. Meqë komedia eshte në vargje, autorit i eshtë dashur të ruajë rimën, prandaj shpesh shohim forma te ndryshme tefjalëve. Kështu në disa raste përemrin “une” njeherë e përdor të shkruar saktë, njëherë e shkurton “u” për të ruajtur rimën.

Gjithashtu Çajupi kapërdorur shumë shprehje frazeologjike (u hante koka për brirë, ka lojtur nga fiqiri, i vafte shpirti ne ferra, me marrte lumi etj.). Këto e bëjnë situaten më të gjallë në sy të lexuesit. Për të karakterizuar personazhet, autori ka përdorur emra e mbiemra talles si: kokëshiniku, rrënjëdalë, gojëlopatë etj.

Si përfundim, mund të themi së komedia që analizuam më siper është një nga komeditë më të njohura. Ajo është shkruar rreth viteve 1920 dhe përsërivazhdon t’i rezistojë kohës, për vetë faktin se problematika që trajtohet në të është akoma e pranishme në jeten tonë.

Burimi: Ese Dhe Projekte Per Studentet

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: