Shpërndaje tek shokët që të informohen

Universitetet duhet të vazhdojnë mësimin online. Ky vendim i marrë nga Komiteti Teknik i Eskpertëve u lajmërua sot para kamerave. Sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, vendimi është marrë për shkak të përkeqësimit të situatës.

“Komiteti Mendon që mësimi në universitete për shkak të situatës do të vazhdojë online. Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë është se beteja me covidin nuk është spitalore, por betejë territori dhe është betejë e të gjithëve.” – u shpreh Rakacolli.

Mbyllja e parashikuar ishte deri më 2 dhjetor, por sipas komitetit teknik, mësimi do të vazhdojë online deri në një vlerësim tjetër të situatës.

Burimi i materialit: Lapsi.al 

Leave a Reply