Për t’u siguruar që transferimi në universitet do të shkojë sa më mirë të jetë e mundur, sigurohuni që keni bërë përgatitjet e nevojshme.
Keni shumë gjëra që duhet të organizoni para se të filloni universitetin. Kjo mund të duket shqetësuese, por bërja e një liste se çfarë ju nevojitet mund t’ju qetësojë disi. Ja 10 gjëra që duhet të bëni para se të filloni universitetin:

10 gjera para se te filloni uiversitetin

1. Zgjidhni vendin ku do të akomodoheni

Studentët e vitit të parë zakonisht zgjedhin të qëndrojnë në konvikte, pasi ato janë pranë universitetit. Gjithashtu, konviktet paraqesin një mënyrë të thjeshtë për të takuar njerëz të rinj. Konviktet janë një zgjedhje e mirë për studentët e vitit të parë sepse godinat e vajzave dhe djemve janë të ndara dhe ruhen nga një përgjegjës. Strehimi me qira është një alternativë tjetër, por që zgjidhet më tepër nga studentët më të rritur.
Asnjëherë nuk është herët të filloni të mendoni për zgjedhjen tuaj. Dhomat në konvikte mund të rezervohen shumë shpejt. Kontaktoni me përgjegjësit për të rezervuar një vend për vete. Nëse do të jetoni në shtëpi me qera, bëni mirë të nisni kërkimet përpara se të fillojë universiteti.

2. Shikoni financat tuaja

Fillimisht do të duhet të hapni një llogari bankare studentore. Nëse merrni bursë nga bashkia e qytetit tuaj ose nga universiteti, kontaktoni me personat përgjegjës për të marrë shpërblimin tuaj. Pasi të keni zgjidhur këtë pjesë, do ta keni të lehtë të bëni llogaritë se sa para do të merrni nga familjarët tuaj. Ju mund të keni mundësi të filloni edhe punë me kohë të pjesshme, kështu që në varësi të rrethanave do mund të buxhetoni jetën e përdishme. Përfshini në planin tuaj të buxhetit shpenzimet për libra dhe materiale të nevojshme, shpenzimet për ushqimin, veshjet, argëtimin etj.

3. Vendosni çfarë do të merrni me vete

Zbuloni se çfarë ju mbulon akomodimi për të shmangur blerjet e panevojshme dhe kontrolloni se sa hapësirë do të keni – nuk ka arsye të merrni gjërat për të cilat nuk do të gjeni hapësirë për t’i mbajtur.
Merrni me vete kompjuterin tuaj. Shumë gjëra do t’i gjeni edhe në qytetin ku do të vendoseni, kështu që merrni vetëm ato që ju nevojiten vërtet.

4. Pajisuni me abone studenti

Abonetë do ju lehtësojnë vërtetë transportin dhe do ju kushtojë shumë më pak nëse doni të lëvizni brenda qytetit ose drejt qytetit tuaj.
Marrja e një makine në universitet nuk është gjithmonë e nevojshme. Nëse keni një të tillë, parkimi është i kufizuar dhe ka të ngjarë që do ju duhet të paguani gjithmonë për parkim. Transportin publik do ta përdorni shumë shpesh, veçanërisht në qytetet e mëdha, prandaj aboneja është zgjidhja më e mirë.

5. Blini librat dhe materialet e tjera studimore

Nëse keni marrë informacion për degën në të cilën do të studioni, me siguri jeni interesuar dhe për kurrikulën. Blijini librat dhe materialet e tjera mësimore paraprakisht nëse universiteti juaj e ka nxjerrë një listë të tillë.
Ju nuk keni nevojë të blini çdo libër në listë. Disa libra që janë pjesë e programit tuaj të studimit mund t’i gjeni edhe në bibliotekën e shkollës.

6. Kryeni një kontroll shëndetësor

Kryeni një kontroll shëndetësor me mjekun tuaj para se të largoheni nga shtëpia për t’u siguruar që po filloni universitetin në shëndetin më të mirë të mundshëm.
Do të keni më pak të ngjarë të vuani nga gripi sezonal nëse merrni vitaminat e nevojshme. Shumica e studentëve të vitit të parë e përjetojnë këtë për shkak të mungesës së gjumit dhe stërvitjes, ndryshimit drastik në dietë dhe kontaktit me qindra njerëz të rinj, dhe të gjitha në një hark të shkurtër kohe.

7. Njihuni me zonën

Nëse mundeni, vizitoni qytetin ku gjendet universiteti juaj për t’u njohur me zonën tuaj të re të banimit.
Përdoreni kohën tuaj për të identifikuar stacionet më të aferta të autobusit, dyqanet, qendrat shëndetësore, bibliotekën dhe qendrat e kulturës.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për të udhëtuar me familjarët tuaj ndërkohë që mësoni edhe pikat më të rëndësshme të qytetit ku do të vendoseni. Gjithshtu, do të ndiheni më të qetë dhe më të sigurt nëse nuk udhëtoni vetëm herën e parë.

8. Mësoni të gatuani

Mësoni të gatuani vaktet tuaja të preferuara ndërkohë që jeni ende në shtëpi. Mund të ushqeheni dhe në menca me kosto mjaft të lira, por ndonjëherë do ta gjeni të nevojshme të gatuani vetë nëse do të jeni ngushtë nga ana monetare.

9. Kaloni kohë me familjen dhe miqtë

Kaloni kohë cilësore me të dashurit tuaj gjatë verës para universitetit. Në varësi të largësisë së vendit ku do të vendoseni për të studiuar, mund të mos jeni në gjendje t’i shihni ata për disa muaj. Do të bëni shumë gjëra interesante dhe do të takoni njerëz të rinj, por malli për shtëpinë është i pashmangshëm.

10. Përfshihuni në grupe studentore

Periudha universitetit është e mbushur me aktivitete. Qendra e karrierës në fakultetin tuaj do ju ndihmojë të qëndroni të angazhuar në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, kështu do ta ndjeni veten të mirëpritur që ditët e para nëse bëheni pjesë e saj.

Këto janë 10 gjëra që duhet të bëni para se të filloni universitetin. Suksese!

Burimi: akademi.al

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.