December 6, 2023

Pranvera Kola

Duke nisur nga dita e sotme, maturantët dhe kandidatët e tjerë që duan të garojnë për studimet e larta në universitetet publike dhe ato private përgjatë vitit të ri akademik 2020-2021 mund të fillojnë procedurat e aplikimit. Hapi i parë që duhet të ndiqet është shkarkimi i faturës së aplikimit me formularin A2, e cila duhet derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, apo zyrat e Postës Shqiptare. Nuk do të ketë ndryshim të tarifës së aplikimit për universitetin.

Edhe për këtë vit, është përcaktuar se plotësimi i formularit të preferencave do të kushtojë 2,000 lekë. Nëse nuk shlyeni këtë tarifë, ju nuk do të mund të aplikoni më tej në sistem për të bërë plotësimin e formularit me preferencat nëpërmjet të cilave do të garoni për studimet e larta universitare. Pak ditë më parë MASR ka ndryshuar sërish udhëzimin ku përcaktohet edhe numri i preferencave që mund të përzgjidhni në formularin A2, ku është vendosur që në të gjitha raundet të garohet me 10 preferenca të ndryshme. Përgjatë ditëve në vijim MASR pritet të bëjë publike edhe datat konkrete se kur do të bëhet plotësimi dhe dorëzimi i formularit të 10 preferencave për studimet e larta (që pritet të nisë në fund të këtij muaji).

Si do bëhet aplikimi online për universitetin

Sikundër ka ndodhur edhe përgjatë viteve të shkuara, aplikimi për studimet e larta do të bëhet online në portalin www.ualbania.al. Pasi të keni hyrë në këtë portal, hapi i parë që duhet të ndiqni është ai i identifikimit. Për t’u identifikuar duhet që të përdorni numrin personal dhe ID-në e maturës. Ju duhet që të plotësoni me shumë kujdes ID-në tuaj të maturës dhe numrin personal të letërnjoftimit (ai që fillon dhe mbaron me shkronjë), për të kryer identifikimin.

Pasi të vendosni këtë numër do të shfaqet një faqe, ku detajohen 3 seksione që janë: seksioni i informacioneve personale, seksioni i faturës, si dhe seksioni i aplikimit. Në seksionin e parë duhet që të shënoni me kujdes të dhënat tuaja, tek seksioni i faturës do mund të shkarkoni faturën për arkëtim, me të cilën do kryeni pagesën në bankë, dhe tek e fundit do të vijoni me aplikimin për preferencat në datat që do të shpall MASR.

Hapi i radhës që duhet të ndiqni është printimi i faturës. Marrja e kësaj fature është vendimtare për të vijuar me tej me plotësimin e formularit A2. Duhet të ndiqni me kujdes të gjitha udhëzimet në lidhje me ruajtjen e kësaj fature.

Pas printimit të faturës, duhet të vijoni me derdhjen e pagesës. Duke marrë këtë faturë ju duhet të shkoni në bankë, ose në një nga pikat e Postës për të shlyer pagesën përkatëse të plotësimit të preferencave, e cila për këtë vit është 2000 lekë. Në të kundërt nuk do mund që të vijoni më tej me aplikimin për studimet e larta.

“Bëni kujdes, fatura përmban një kod 6-shifror unik (kodi i aplikimit), i cili gjenerohet për çdo faturë. Ky kod do ju duhet për të konfirmuar pagesën pranë mbikëqyrësit të shkollës, dhe për të përfunduar plotësimin e preferencave. Duhet të dini se çdo herë që klikoni butonin “Printo një kopje të faturës”, do gjenerohet një kod i ri 6-shifror”, saktësohet në manualin shpjegues të zbardhur për maturantët që do të garojnë për studimet e larta gjatë këtij viti. Pasi të kryeni pagesën në pikat e përcaktuara, duhet që të ruani gjysmën e faturës, sepse do t’ju duhet për t’ia paraqitur mësuesit përgjegjës që do të merret me mbikëqyrjen e procesit të aplikimeve.

Hapi tjetër që duhet të ndqini vijon me konfirmimin e pagesës në sistem. Nëpërmjet faturës ju duhet të konfirmoni në sistem pagesën e kryer në bankë. Për të bërë këtë, duhet t’i paraqisni gjysmën e faturës që keni ruajtur dhe mandatin e pagesës. “Duhet të bëni kujdes, pasi ju mund të konfirmoni pagesën vetëm nëpërmjet kodit të faturës me të cilën e keni kryer pagesën në bankë!”, bëjnë me dije ekspertët e arsimit.

kalendari_aplikimit

Vetëm pasi të keni kryer këto procedura të përmendura ju do mund të vijoni me plotësimin e 10 preferencave, me të cilat do të garoni për studimet e larta. Gjatë plotësimit të preferencave duhet të bënei kujdes edhe me verifikimin e mesatares që duhet për të konkuruar në çdo degë.  Sipas ekspertëve të arsimit, pasi të keni bërë zgjedhjen e duhur të degëve do të kryeni edhe veprimin e fundit që ka të bëjë me konfirmimin e aplikimit tuaj. Edhe në këtë fazë duhet që të bëni shumë kujdes. Në çdo rast duhet të bëni konfirmimin e formularit përmes kodit unik që ju keni në mandatin e pagesës tuaj

Sipas udhëzimeve më të hershme, kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, vetëm kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar nga qeveria.

Mesatarja që duhet në konkurim për universitetin

  • Në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, mund të konkurojnë kandidatët, që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë me nga nota 6.5 dhe në vijim.
  • Për të konkuruar në disa prej programeve të gjuhëve të huaja për vitin e ri akademik kërkohet mesatare e shkollës së mesme nga nota 7 dhe më lart.
  • Në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, të cilat japin akses në programet e ciklit të dytë “Master” në fushën e mësuesisë, në konkurim kërkohet që maturanti të ketë minimalisht notë mesatare 7.5.
  • Për degët Mjekësi e përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, mund të konkurojnë vetëm maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 8.5 dhe në vijim.
  • Për degën Shëndet Publik mund të konkurojnë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 8 dhe më lart.
  • Për degët Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike mund të konkurojnë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7.5 dhe më lart.
  • Për degët Teknikë dentare, si dhe Higjienist dentar mund të garojnë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7 dhe më lart.

 

Përjashtohen nga detyrimi për mesataren:

  • Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional.
  • Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve në fushën e artit dhe të sportit.
  • Kandidatët me origjinë shqiptare nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.

Fatura e aplikimit për universitetin!.

Burimi zyrtar: Gazeta Dita

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d