
Shpërndaje me shokët që të informohen
Regjistrimi në universitete do të nisë në fund të korrikut dhe të tre raundet do të aplikohen në U-albania. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një konferencë për median njoftoi pezullimin e rritjes së notës mesatare për pranimet në disa degë të Universitetit, ndërsa është hequr nota mesatare për artet dhe Sportet.
“Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme të notës për të gjitha programet në mësuesi. Kjo do të aplikohet vitin tjetër, ndërkohë këtë vit nota mesatare do të jetë 7.5
Për degët e gjuhëve të huaja është zbritur në 7 nota mesatare. Vitin tjetër do të vijojmë me rritjen e notës mesatare”
– Është hequr nota mesatare për degë të zbatuara në talent, Artet dhe Sportet.
– Është hequr nota mesatare për pranimet e studentëve nga trojet shqiptare jashtë Shqipërisë.
Kriteret për të pranuar këto studentë i vendos vetë Universiteti, jo ministria e Arsimit
Regjistrimi
Në fund të korrikut hapet faza e parë e regjistrimit. Këtë vit do të jenë të tre raundet e regjistrimit në portalin U-albania. Kushdo që regjistrohet nga universiteti jashtë këtyre tre raundeve nuk merr numrin e matrikulimit.
Kush përfiton bursa
Studentët në institucione të arsimit të lartë publik
-Do të ketë përgjysmim i tarifave për studentët që kanë mbajtur mesataren mbi 6
Bursa përfitojnë studentët me notë 9 dhe 10 dhe studentët e familjeve në nevojë.
Burimi zyrtar: ORANEWS.tv
Na ndiqni në Instagram për t’u informuar me njoftimet e fundit: Kliko mbi foto
👇