
Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor 2020-2021 të nisë më datë 14 shtator.
Cikli 9-vjeçar do t’i përfundojë studimet më 8 qershor 2021. Nxënësit e klasave të nënta do të japin provimet e lirimit nga 9 qershori deri në 30 qershor 2021.
Edhe shkollat e mesme do ta fillojnë mësimin në 14 shtator 2020, por do ta përfundojnë më 15 qershor. Matura do t’i japë provimet në periudhën 2 qershor – 30 qershor 2021.
Shkarko Urdhërin – URDHER-I-PERBASHKET-NR.71-DATE-25.02.2020-MIRATIMIN-E-STRUKTURES-SE-VITIT-SHKOLLOR-2020-2021-NE-SISTEMIN-ARSIMOR-PARAUNIVERSITAR
Burimi: arsimiparauniversitar.gov.al