Kolegji Universitar Qiriazi me eksperiencë 14-vjeçare në arsimin e lartë ofron programe studimi të akredituara për vitin akademik 2020-2021:

Në ciklin e parë të studimeve Bachelor:
Fakulteti i Ekonomisë
  • 1. Menaxhim Biznesi
  • 2. Financë
Fakulteti i Drejtësisë
  • 1. E Drejtë Biznesi
Gjithashtu ofron dhe programe studimi profesionale 2-vjeçare për maturantët:
Teknologji Ushqimore
  • 1. Teknologji të Produkteve Bimore
  • 2. Teknologji të Produkteve Shtazore
  • 3. Teknologji e Pijeve dhe Ujit
Teknologji Informacioni
  • 1.  Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • 2. Elektronikë
  • 3. Web Design
  • Hoteleri Turizem

Kolegji Universitar Qirazi është një zgjedhje e duhur për maturantët për një numër arsyesh, akademike, financiare, sociale, gjeografike, dhe historiko-kulturore.

Nga këndvështrimi Akademik, Kolegji Universitar Qiriazi është zgjedhja e duhur për maturantët sepse:

  • ofron programe studimi në Ekonomi, Drejtësi dhe Arsim Profesional
  • studentët me interes në Ekonomi apo Drejtësi marrin një formim që kombinon të dy fushat duke i krijuar një gamë më të gjërë mundësish qoftë për shkollim të mëtejshëm, qoftë dhe për punësim;
  • i zhvillon programet në kurse studentore qe përmbajnë numër të vogël studentësh – kjo i mundëson studentit një vëmëndje më të madhe ndaj tij, një komunikim më të drejtëpërdrejtë me pedagogun, dhe zgjidhjen e shpejtë nga student me ndihmën e stafit akademik të nevojave të ndryshme që mund të dalin gjatë punës akademike të studentit!
  • i mundëson studentit eksperiencë akademike me universitete të huaja përmes programeve të shkëmbimit që Kolegji Universitar Qiriazi ka me përtnerët e vet europianë.

Nga këndvështrimi Financiar, Kolegji Universitar Qiriazi është zgjedhja e duhur për maturantët sepse kostoja e studimeve Bachelor apo Master:

  • është e përballueshme pavarësisht nivelit të të ardhurave familjare apo faktit nëse familja e studentit jeton në qytete të mëdha, qytete të mesme, qytete të vogla, apo një fshat të Shqipërisë;
  • është më e ulët në raport me shumëë universitete të tjera shqiptare
  • është e krahasueshme me koston e studimeve që i duhet të përballojë një student në universitetet publike në Shqipëri;
  • kompensohet me bursa që Kolegji Universitar Qiriazi iu ofron studentëve në përputhje me meritën dhe performancën e tyre akademike;
  • kompensohet me të ardhura që studentët e Kolegjit Universitar Qiriazi mund të realizojnë përmes angazhimit të tyre në projekte, programe, apo veprimtari të ndryshme;

Nga këndvështrimi Social, Kolegji Universitar Qiriazi është zgjedhja e duhur për maturantët sepse ai ofron:

  • mundësi shoqërizimi me studentë nga Kolegji Universitar Qiriazi dhe nga Universiteti Bujqësor i Tiranës
  • ambjente dhe veprimtari të këndshme për studentët
  • mundësi organizimi aktivitetesh shoqërore dhe pjesëmarrjeje të studentëve në aktivitete të organizuar nga Kolegji Universitar Qiriazi vetëm, në bashkëpunim, apo si pjestar i një rrethi më të gjërë pjesëmarrësish

Nga këndvështrimi Gjeografik, Kolegji Universitar Qiriazi  është zgjedhja e duhur për maturantët sepse institucioni:

  • gjendet në Tiranë dhe është pjesë integrale e hapsirës urbane të Qytetit;
  • është lehtësisht i arritshëm përmes transportit publik apo privat;
  • iu mundëson studentëve tanë aksess në të gjithë infrastrukturën sociale, kulturore, institucionale të Tiranës;

Nga këndvështrimi Historiko-Kulturor, Kolegji Universitar Qiriazi është zgjedhja e duhur për maturantët sepse institucioni:

  • është ndër institucionet e para arsimore në Shqipëri – origjina dhe emri i tij shkojnë prapa në vitet 1920;
  • kombinon vizionin amerikan të themeluesve të tij me traditën e sotme shqiptare në arsimin e lartë;
  • është i hapur ndaj, mirëpret me frymë pozitive, dhe ofron mundësi shkollimi për këdo, nga çdo krahinë e Shqipërise, Kosovës, Maqedonisë apo jashtë saj, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, racore, fetare, politike, ekonomike, sociale, kulturore, apo dhe seksuale.

PROGRAME STUDIMI TË AKDREDITUARA PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021

#fillo_sot_të_ndryshosh_të_ardhmen

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: