Zv.Ministrja e Arsimit, Nina Guga nëpërmjet një lidhje skype tek emisioni “Historia ime” ka folur për vitin e ri shkollor dhe si do të mbahet ai. Ajo ka treguar edhe për ndryshimet që priten të ndodhin.

Nina Guga tha se të gjithë duhet të jemi përgatitur për të përballuar çdo situatë duke mos përjashtur rikthimin e virusit në shtator.

Ajo u shpreh se shkolla në shtator do të fillojë, por me ndryshime përkatëse.

“Për sa i përket rrethanave të situatës pandemike, këtë gjë ne nuk e dimë dhe ne shpresojmë që të mos përsëritet më një situatë e tillë. Por dhe nëse do të jemi, le të themi të kemi nxjerrë disa mësime nga kjo situatë, ne do të jemi të përgatitur për të përballuar çdo lloj situate tjetër, edhe të ndonjë rikthimi të mundshëm. Normalisht nëse flasim për fillimin e shkollës në Shtator, ai do të fillojë me një përsëritje mbi të gjitha ato tema mësimore të rëndësishme, që janë bërë në mësimin online. Pra në të gjitha shkollat 2-javëshi i parë do të jetë i programuar mbi këto përsëritje. Më tej, kurrikula do të vazhdojë me programet e vitit përkatës, por do të kemi diçka që do të jetë e unifikuar në të gjitha shkollat. Që pavarësisht teksteve alternative me të cilat shkollat punojnë, tematika do të jetë e unifikuar nga pikëpamja e renditjes së  temave. Pra në të gjitha shkollat do të kemi të njëjtën renditje tematike të planeve mësimore”, tha zv.ministrja.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.