Shpërndaje me shokët që të informohenShare-512.png

Rikthimi i klasave të 12 në shkollë do të shoqërohet me rregulla strikte. Mbi 31 maturantëve do t’u jepet mundësia për të realizuar përsëritjen e njohurive për 4 lëndët e maturës. E për ta janë hapur rreth 500 institucione arsimore.

“490 shkolla të mesme po ka dhe godina të shkollave 9 vjecare që janë përfshirë në klasat e tyre me mjediset e tyre në mënyrë që të sigurohej vendosja e nxënësve 2 m larg nga njëri tjetri sipas kushteve të ministrisë së shëndetësisë”.

Rreshtimi i nxënësve në këtë distancë fillon që në oborrin e shkollës.

“Duke ndjekur sinjalistikat e vendosura për ruajtjen e distancës për te hyrë brenda në shkollë, së pari maturantët duhet të ndalojnë te dera ku është vendosur vija dhe do të jetë personeli shëndetësor që do t’u mas temperaturën dhe nese ajo nuk rezulton e lartë , ata do të lejohen të vazhdojnë mësimin në klasë”.

Në korridore, para tualeteve si dhe dhe këndet e emergjencës janë të ngjitura postera për sjelljen e maturantëve gjatë qëndrimit në shkollë.

Ndërsa duket se klasat janë gati për provimet e maturës, por në të njëjtën mënyrë do të funksionoje edhe zhvillimi i procesit mësimor kur maturantët do të kthehen në shkollë më 18 maj, ku vetëm një nxënës do të jetë i ulur në bankë.

“Ja kjo është një klasë që është bërë gati për nxënësit maturantë. Bankat janë vendosur në mënyrë të tillë që cdo nxënës të ruajë distancën dy metra dhe në këtë klasë afërsisht janë 12 nxënës. Në cdo bankë është vendosur një dezinfektantë dhe duhet bërë kujdes që të zbatohen rregullat e higjienës. Larja e duarve, vendosja e maskave, dorezave. Nxënësit do të zhvillojnë 4 orë mësimore me dy pushime të shkurtra ndërmjet. Nxënësit nuk do të lëvizin nga klasat e tyre gjatë ditës. Do të ketë personel shëndetësor dhe mësuesi do të ketë kujdes që të ruajë distancën e sigurisht e ata kanë maska e doreza”. /Kristi Gongo/

Top Channel

Shpërndaje me shokët që të informohenShare-512.png

Na ndiqni në Instagram për të rejat e fundit:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.