Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

TIRANË, 2 maj/ ATSH- A. Fortuzi/- Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka deklaruar se nxënësit që duan të vijojnë konsultat online pas 18-majit dhe nuk duan të vijojnë në klasë, do të mund të vijojnë nga shtëpia.

Përmes një videomesazhi, Shahini ka sqaruar se nga data 4 maj do të jetë Rozana Vrapi, Drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore që do informojë mbi detajet e provimeve të maturës.

“Nga data 4 maj Rozana Vrapi, Drejtore e Qendrës së Shërbimeve arsimore çdo ditë do ju informoj mbi detaje të ndryshme për provimet e maturës, jo vetëm për përmbajtjen e testit, por dhe për elementë të administrimit, që do të jeni plotësisht të informuar përpara se të bëni provimin. Paralelisht Akademi.al ka xhiruar pyetje dhe zgjidhje të detyrave për provimet kryesore në matematikë dhe shkenca, do transmetohen në RTSH. Sivjet do jeni më të përgatitur si kurrë më parë për provimet e maturës”,- tha Shahini.

“Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm, por dyert janë të hapura për maturantët që duan të kenë konsultim në klasë. Nëse mendoni dhe keni besim se ia dilni edhe pa konsultat mund të vijoni nga shtëpia gjatë kësaj kohe e të punoni individualisht dhe duhet të lajmëroni Drejtorinë e shkollës para datës 11 maj me qëllim që të planifikojnë uljen e nxënësve nëpër klasa dhe distancimin social”,-  thekson Shahini.

Lidhur me nxënësit që ndodhen jashtë vendit, Shahini tha se “më datë 11 maj është e mundur të merret një vendim për hapjen ose jo të kufijve, nëse s’kemi një vendim deri atëherë do merremi me ju individualisht, nëse hapen kufijtë s’do keni problem të vini. Për çfarë do arsye nuk do të ktheheni përpara 18 majit, do vijojmë punën përmes mësimit online dhe në qershor do jeni gati për të dhënë provimet e maturës”,- tha Shahini.

“Jo nuk do ketë nevojë të punohet të shtunë e të diel. Do jenë tri javë për përgatitje për maturën shtetërore dhe do të mjaftojë koha e paracaktuar. Fatkeqësisht sivjet s’do  ketë mbrëmje mature, pasi nuk mundësojnë distancimin social. Do gjenden forma të tjera për të festuar”,- tha ministrja Shahini. /a.g/

Burimi: ata.gov.al/
Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png
Na ndiqni në Instagram

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.