April 19, 2024

Qendrimi i Dekanatit të Fakultetit të Ekonomisë, UT, mbi kërkesën e ardhur nga zëvendësministri z. Oltion Rrumbullaku.

Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë, i mbledhur online ditën e Martë, dt. 21 Prill, diskutoi alternativat e zhvillimit të procesit mësimor dhe elementët e tij, e mbylljen e vitit akademik. Duke qenë se ditën e Enjte, datë 23 Prill, Parlamenti si organi më i lartë ligjvënës në Republikën e Shqipërisë pritet të miratojë zgjatjen e Gjendjes së Emergjencës deri datë 23 Qershor, gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë mësimi online. Pas kësaj date, për një periudhë prej dy javësh, pra java e fundit e muajit Qershor dhe java e parë e muajit Korrik do të zhvillohen konsultime, përsëritje apo mësime intensive me studentët që nuk kanë arritur të ndjekin mësimin online. Gjatë muajit Korrik dhe deri në fillim të muajit Gusht, do të zhvillohen provimet duke patur prioritet vitet e fundit të cikleve të studimit, Bachelor dhe Master si dhe mbrojtjet e praktikave (të cilat mund të kryhen online apo sapo të fillojnë sipërmarrjet aktivitetin e tyre normal etj.), diplomave etj. Kush nuk ka mundësi në këtë periudhë, mund të paraqitet në data të tjera provimesh në muajin Shtator, duke mbyllur të gjitha detyrimet brenda gjysmës së parë të muajit Tetor, për të bërë të mundur fillimin normal të vitit të ardhshëm akademik.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading