Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, në një intervistë për Euronews Albania, foli për ndikimin e situatës së COVID-19 në arsimin në Shqipëri.

Shahini tha se nxënësit që duan të përsërisin vitin shkollor për të mësuar më shumë nuk do penalizohen.

Të gjithë nxënësit do ta mbyllin vitin shkollor nëse duan. Nëse nxënësit duan ta përsërisin vitin shkollor apo duan ta bëjnë maturën vitin tjetër, do ta kenë këtë mundësi pa u penalizuar. Pra do të jetë një vendim që e marrin familjet duke parë dhe situatën sa kanë arritur të nxënë fëmijët e tyre, ku duan të studiojnë. Mund ta marrin këtë vendim që të  mbesin për vitin tjetër, ta përsërisin dhe një herë vitin pa u penalizuar, pa shkruar në deftesa apo diplomë që këta janë përsëritës“- tha ministrja.

Shahini tregon se ende nuk është marrë një vendim për datën e kryerjes së provimeve të maturës.


Na ndiqni në Instagram: 286-2867472_images-in-collection-page-follow-us-on-instagram


Vendimi nuk është marrë ende për provimet e minimaturës dhe maturës shtetërore pasi duhet të presim fundin e prillit. Unë do të doja shumë që provimet e maturës t’i mbyllim në qershor, ashtu siç kemi planifikuar. Duam që maturantët që kanë dëshirë të studiojnë jashtë të aplikojnë në kohë, pra kjo do të thotë që provimet duhet të mbyllen brenda qershorit. Sidoqoftë këto nuk janë vendime të marra, por skenarë që po diskutohen dhe po ndryshojnë nga dita në ditë duke shtuar elemente të reja. Po shohim edhe modelet përreth nesh në mënyrë që t’i aplikojmë në vendin tonë. Provimi i maturës do të jetë më i lehtë këtë vit. Nuk do të përfshihen leksionet që janë marrë nga shtëpia“- u shpreh Shahini.

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.