
Shpërndajeni me shokët që të informohen:
Burimi: Vizion Plus
Kjo është Jugerta Pasha, nga fshati Starovë, në Berat. Ajo studion në shkollën “Riza Mulita” dhe është në klasën e nëntë. Jugerta ashtu si dhe bashkëmoshatarët e saj, prej 1 muaji po i merr mësimet online.
Por për të, mësimi online nuk është shumë i kuptueshëm pasi shpesh has vështirësi, sidomos me lëndën e matematikës.
Jugerta tregon gjithashtu se ka ditë që i humbet mësimet pasi ndodh që t’i mbarohet interneti.
Na ndiqni në Instagram:
Ashtu si Jugerta, të njëjtin shqetësim kanë dhe nxënës të tjerë. Serena Danaj, nxënëse e klasës së shtatë në shkollën “Muço Delo”, në Vlorë thotë se mungesa e kompjuterit në shtëpi ia bën më të vështirë mësimin online pasi është e detyruar që t’i marrë telefonin babait të saj.
Vështirësi të shumta ka dhe për nxënësit e klasës së parë, që e kanë më të vështirë të përqendrohen në mësim përmes procesin online.