
“Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës ka filluar mësimin online duke përdorur platformat falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks”. Ky fakt është bërë me dije nga ministria e Arsimit, Besa Shahini përmes një mesazhi në ‘Facebook’.
“30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin”, – nënvizon ajo ndërsa përgëzuar universitetin për nismën e ndërmarrë.
Të tre këto platforma janë të aksesueshme lehtësisht nga kompjuteri, por edhe nga pajisjet smartphone Android dhe Apple.