December 6, 2023

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur këtë mbrëmje në “Opinion” se situata e krijuar nga koronavirusi në vend është serioze.

Pipero tha se deri më tani koronavirusi është ende në fazat e fillimit të ne vendin tonë dhe se në javën e tretë priten shtim i numrit të personave të prekur nga ky virus.

Mjeku theksoi përsëri që qytetarët të respektojnë masat, ndërsa bëri apel që të kenë më shumë kujdes për të moshuarit.

“Situata është vërtetë shumë serioze. Është serioze në dy aspkete, në radhë të parë është një heshtje që ne mjekëve na tremb, pra është një rritje graduale, por është e qëndrueshme, pavarësisht se ka 5 apo 6 raste. Ne jemi ende në fillim të kësaj epidemie, shifrat rriten gradualisht, por rriten në mënyrë kokëforte, ndërkohë presim që java e tretë, ose më mirë të themi fundi i javës së tretë është ai kërcimi i madh i epidemis, shifrat rriten në mënyrë dramatike, ne jemi në fillim të javës së dytë, jemi ende larg për të patur numra real. Ndaj themi që kjo është një heshtje që ne mjekëve na shqetëson, qytetarët i qetëson, është e gabuar. Qytetarët duhet të jenë bashkëpunues. Atyre qyetarëve të moshës së tretë do u thoja nëse i doni nipër e mbesa mos dilni nga shtëpia se po erdhët në spital mundësia për ti ndihmuar është shumë e vogël sepse janë me rrisk shumë të madh ky virus vret në mënyrë selektive do të thoja moshat e mëdhaja. Eksperienca e Italisë na tregon që ky virus nuk ka kursyer as të rinjtë. Ndaj këtij virusi çdo qytetarë i botës nuk është i përjashtuar. Por, dëmin më të madh e bën tek të sëmurët kronikë dhe moshat e mëdhaja.,“-tha mjeku.

Burimi: NOA.al

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d