Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka firmosur dje një urdhër duke bërë publike datat se kur do zhvillohen provimet kombëtare për klasat e nënta në vitin shkollor 2019-2020. Sipas urdhrit të Shahinit, mësohet se provimet e lirimit do të zhvillohen në muajin qershor në datat 16 dhe 23.

Provimi i parë në 16 qershor do jetë provimi i gjuhës se huaj, më tej do jetë në 19 qershor provimi i gjuhës shqipe dhe në 23 nxënësit do testohen për njohuritë e tyre në matematike.

Në udhëzimin e shpërndarë me firmë të Shahinit, janë të përcaktuara edhe procedurat e hartimit të testeve. Provimet do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjashin 2 orë e 30 minuta.

UDHËZIMI ZYRTAR – Datat e Provimeve të Lirimit 2020

Rregullorja e Provimeve të Lirimit 2020

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: