
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar datat e provimeve të maturës shtetërore për vitin shkollor 2019-2020.
Provimet do të nisin në datë 8 qershor me atë të gjuhës shqipe për t’u mbyllur në datë 18 qershor.
- Gjuhë e huaj në datë 8 qershor
- Gjuhë Shqipe në 11 qershor
- Matematika në 15 qershor
- Provimi me Zgjedhje në 18 qershor
Sipas MASR provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Matura Shtetërore e këtij viti vjen me rregulla më të ashpra se asnjëherë tjetër. Bllokuesi i valëve, që prej vitesh vihej në çdo mjedis provimi, nuk është parashikuar në rregullore. Thjesht, maturantët nuk do të kenë celular fare me vete. Kushdo që shkel rregullin, penalizohet nga pjesëmarrja në provim.
Bëjeni Share që të informoni shokët: