Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

PLAN VEPRIMI NË SHKOLLA NË RAST TËRMETI (DRAFT) 

Ky është një draft I masave që shkolla duhet të ndërmarrë në rast tërmeti. Secili mësues duhet të ketë një plan të mbrojtjes fillestare të nxënësve në klasa dhe planin e daljes emergjente.

Këto plane në nivel klase duhet të rakordohen me drejtorin për plan dalje emergjente në nivel shkolle. Ky plan, pasi të rakordohet duhet te printohet dhe postohet në një vend te dukshëm ku postohen njoftimet e tjera të shkollës.

Ditën e parë të rifillimit të mësimit ky plan duhet të diskutohet dhe ushtrohet me nxënësit, pra të bëhet një simulim mbrojtje dhe dalje emergjente në rast tërmeti. Pas kësaj, duhet të mbahen leksione për fenomenin natyror që shkakton tërmetin dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.

Ju sugjerojmë që ditën e parë të mos behën vlerësime të nxënësve dhe të jeni fleksibël në zbatimin e planit mësimor. Lejoni nxënësit të diskutojnë në mënyre të strukturuar për përjetimin e tyre individual të tërmetit.

Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Besa Shahini
Shkarkojeni këtu – Plan Veprimi në shkolla në rast tërmeti

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: