Procedurat e Plotësimit të formularit A1 dhe A1z

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Matura Shtetërore, është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin nëpërmjet formularëve A1 dhe A1Z. Formularin A1 e plotësojnë maturantët e këtij viti shkollor. Formularin A1Z e plotësojnë të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore. Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht tek e-Albania nëpërmjet këtij shërbimi dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati. Pas plotësimit të formularit bëhet korrigjimi i pasaktësive, sipas një formulari të dërguar në shkollë nga QSHA-ja për këtë qëllim. Gjatë muajit qershor zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore, bazuar në udhëzimin përkatës të MASR.

Maturantët që rezultojnë kalues në të gjitha provimet pajisen me diplomë të Maturës Shtetërore.

Për pyetje apo paqartësi lidhur me shërbimin elektronik të “Maturës Shtetërore”, mund të kontaktoni në adresën e dedikuar të email-it suportmatura@e-albania.al ose mund t’i drejtoheni faqes zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA): http://akp.gov.al/

Dokumentacioni i nevojshëm
– Kartë identiteti, e nevojshme për t’u identifikuar në portal – Kopje e noterizuar e dëftesës së pjekurisë/vërtetimi me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi/certifikatën e Maturës. – Vërtetimi nga Drejtoria apo Zyra Arsimore në të cilën përfshihet shkolla juaj, me të gjitha rezultatet e Maturës Shtetërore.


Mund të na ndiqni në faqen tonë të Instagramit: http://instagram.com/matura.shteterore

blue-great-outdoors-instagram-post.png

@matura.shteterore


Hapat e procedurës
Për të bërë aplikimin duhet: – Së pari, të krijoni një llogari në portalin qeveritar https://e-albania.al/ Pasi të përfundoni këtë proces, mund të merrni shërbimin e “Maturës Shtetërore”. – Së dyti, lexoni fillimisht Rregulloren e Maturës Shtetërore dhe udhëzuesin përkatës për aplikimin: Udhëzues për plotësimin e formularit A1 – viti 2019 Udhëzues për plotësimin e formularit A1Z – viti 2019 Maturanti/kandidati logohet tek e-Albania zgjedh shërbimin elektronik “Matura Shtetërore” dhe më pas zgjedh llojin e formularit të aplikimit (maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët A1Z). Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin http://www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin. Për maturantët/kandidatët të cilët nuk janë të pajisur me mjet identifikimi të Republikës së Shqipërisë bëhet i mundur aplikimi në Maturën Shtetërore duke e plotësuar formularin A1/A1Z në shkollën përkatëse nëpërmjet portalit matura.akp.gov.al . Aplikimi me formularin A1/A1Z bëhet në data të caktuara për secilën shkollë. Kalendari i aplikimit bëhet publik në çdo shkollë të mesme ose mund të gjendet në faqen e QSHA-së, http://qsha.gov.al/

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Për aplikimin me A1/A1Z, përgjigjja merret pasi përfundon procesi me konfirmimin dhe printimin e formularit në shkollë.

Periudha e vlefshmërisë
Aplikimi me formularin A1/A1Z është i vlefshëm vetëm për Maturën Shtetërore të këtij viti shkollor, duke përfshirë edhe sesionin e dytë (vjeshtën).

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.